Politikë

Rindërtimi, Rama inspektim te '5 maji': Kjo lagje do jetë model, si qendra e Tiranës

25 Shkurt, 15:22| Përditesimi: 25 Shkurt, 16:07

  • Share

TIRANË - Kryeministri Edi Rama ishte sot në lagjen 5 maji në kryeqytet për të inspektuar punimet në lagjen e re në kuadër të rindërtimit pas tërmetit. Rama ishte i shoqëruar në këtë inspektim edhe nga nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.

Ristani tha gjatë vizitës se janë shpërndarë 428 apartamente në godinat e reja për 428 familje, teksa puna tashmë po vijon n fazën e tretë të rikonstruksionit të rrugëve kryesore.

“Ne kemi shpërndarë 428 apartamente në godina, kështu që të gjithë ata janë strehuar, ndryshe nga Kombinati. Ajo që mbetet, më pak se gjysma 40 % janë banorët që do përfitojnë si efekt i shpronësimit, që na kanë ndihmuar pastaj për të liruar territorin për infrastrukturën. Rruga që jemi këtu do vazhdojë deri tek Bulevardi i Ri dhe jo vetëm do bëjë lidhjen e banorëve,  por do jetë dhe një rrugë mbështetëse për qarkullimin paralel nga Unaza.

Do të jetë një rrugë e madhe 20 m e gjerë me gjithë infrastrukturën, jo vetëm me korsinë e makinave, por me trotuar dhe korsinë e biçikletave gjithashtu. Kjo është zona në të cilën kemi marrë shpronësimet dhe po ecim me punimet dhe pastaj do vazhdojmë dhe në segmentin tjetër. Është pothuajse një km e gjithë rruga dhe do të funksionojë jo vetëm për banorët e lagjes, por për të gjithë zonën.  Ne këtu kemi shpërndare dhe njësite e shërbimit, që janë shpronësime direkte të bizneseve se me biznese funksionon vetëm me shërbim të të njëjtave hapësira. Kështu që funksionon në total dhe me shërbim dhe me strehim.” – shpjegoi Nënkryetarja e Bashkisë Ristani.

Në takimin me disa prej banorëve të lagjes, kryeministri tha se falë mbarëvajtjes së punës në këtë zonë, ajo do të bëhet si një qendër e re e Tiranës.

“Këtu ka ecur shumë mirë sepse këtu, ne nuk kemi patur të njëjtin problem që kemi patur me Kombinatin. Në Kombinat na janë krijuar pengesa të mëdha artificiale, qoftë nga disa masha që i futi politika për të penguar, qoftë nga disa gjykatës të papërgjegjshëm që morën masa sigurie për të ndaluar prishjet dhe për të ndaluar shpronësimin. Kështu që, në Kombinat jemi më mbrapa për fat të keq, por jo për faj të bashkisë, ose për ndonjë gjë që e kemi lënë mangët. Kurse këtu jemi shumë mirë dhe kjo këtu do të bëhet një lagje model, si një qendër e re e Tiranës.” – u shpreh ai.

G.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • flori: 25/02/2025 16:31

    JEP DOREHEQJEN O HAJDUT SE LE NAM,,,,CFARE NA DEL NE TV,,,,E GJITHE QEVERIA JOTE PO HYN NE BURG.....POPULLI E PS KUSH ISHE TI,,,..NJESOJ SI SALI KERMA NE VJEDHJE......SPITALI USHTARAK NE TIRANE E KE PER FAQE TE ZEZE,,,,DO 100.MILION EURO INVESTIM....POR TI DO ME I VJEDH LEKET TONA..JEP DOREHEQJEN...MOS E TRASH ZULLUMIN....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?