Rindërtimi/ Rama publikon pamjet nga kompleksi i banimit në Manëz: Hapin dyert për 226 familje javën e ardhshme

3 Shkurt 2022, 08:47| Përditesimi: 3 Shkurt 2022, 08:57

  • Share

Pas dy vitesh pa shtëpi, për shkak të shembjes nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, 226 familje në Manzë të Durrësit do të futen javën e ardhshme në banesat e reja. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama i cili ka postuar një video në Facebook, ku tregon pamje të kompleksit të ri të banimit.

"Mirëmëngjes dhe me apartamentet e reja në Manëz të Durrësit, të cilat do të hapin dyert për 226 familje javën e ardhshme, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.

Rindërtimi po ecën me ritme të shpejta, teksa qeveria ka deklaruar se i gjithë procesi pritet të përfundojë pranverën e këtij viti.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Termeti: 03/02/2022 10:00

    Z.Kryeminister! Te lutem na trego edhe ne pamjet e Kombinatit,si do behet dhe kur?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?