Politikë

Rindërtimi/ Rama replika me komentuesin në Facebook: Mos u mërzit për gjërat e mira që bëhen se për njerëzit janë

13 Tetor 2021, 10:43| Përditesimi: 13 Tetor 2021, 10:44

  • Share

Kryeministri Edi Rama e nisi ditën sot me një video të shtëpive të rindërtuara në Thuma, e komentet pozitive kanë qenë të shumta. E ndërsa nuk kanë munguar as ato negatiivë, Rama zgjodhi t'i përgjigjej njërit prej tyre që akuzon qeverinë se ka vjedhur fondet për rindërtimin dhe se banesat e rindërtuara janë bërë me donacione nga jashtë.

"Ça bravo me ça bravo i thoni këtij, apo ça prisnit lekët e botës t'i gllabëronte të gjitha, po normal që do ndërtoje se s'mund t'i vjedhë dot të gjitha se bien shumë në sy ashtu", thotë komentuesi.

Rama i sqaron se për to projekte që "bota" kontribuon për rindërtimin, nuk ja jep lekët qeverisë, por i bën vetë, nga projekti te kontratat me kompanitë.

"Nuk ka lekë bote këtu i dashur Enes dhe që të jesh i mirëinformuar, për ato projekte që bota kontribuon për Rindërtimin nuk ia jep lekët qeverisë, po i bën të gjitha vete, projektet, tenderat, kontratat me kompanitë… U kuptuam besoj, kështu që mos u mërzit nga gjërat e mira që bëhen, se për njerëzit janë", i përgjigjet Rama.

Replikat e Ramës me komentuesin

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?