Noizy dhe Cllevio

Rindizet sherri, Noizy i përgjigjet Cllevios: Hajde se do takohemi, vazhdo shaj në internet se je mësuar me ‘gango’ Tik-Toku

25 Korrik 2022, 07:32| Përditesimi: 25 Korrik 2022, 07:34

  • Share

Vetëm një ditë pasi la qelinë Kleviol Ahmeti, i njohur në rrjetet sociale si Cllevio Serbiano, është përplasur sërish me reperin Noiz, teksa e ka sfiduar sërish për një përballje vetëm mes tyre. Lidhur me këtë ka reaguar Noizy, duke ju përgjigjur ftesës dhe ofendimeve që ai përdor në rrjetet sociale. Noizy ka shkruar se do takohet sërish me Cllevion duke e quajtur “barbon”, “pedofil”.

Sipas Noizyt, Cllevio ka 3 vjet që e shan në rrjetet sociale pa asnjë arsye duke shtuar se ai kërkon famë prej tij dhe se gjithçka e bën për t’u dukur. Në fund Noizy thotë se duke vazhduar me sharjet në internet, gjërat do jenë ndryshe mes tyre.

Kujtojmë se kur u përplas me Noizyn, Kleviol Ahmeti duhej të ishte në shtëpi, pasi Gjykata e Lushnjes kishte caktuar ndaj tij masë arresti shtëpiak për posedim të lëndëve narkotike dhe armë të ftohta pa leje.

Video teksa Noizy grushtonte të riun përpara lokalit të tij në zonën e Currilave, u publikua në rrjetet sociale, dhe policia pasi arrestoi Cllevion, vuri në hetim në gjendje të lirë reperin Rigels Rajku dhe të atin. Sipas asaj që ka shkruar Noizy në Instagram, gjithçka ndodhi pasi Cllevio me emrin e vërtetë, Kleviol Ahmeti, i ofendoi familjarët.

Reagimet e Noizyt

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?