Foto ilustruese

Ringritja bindëse e turizmit

11 Maj 2022, 10:32| Përditesimi: 11 Maj 2022, 12:35

  • Share

Dy vjet më parë, turizmi shqiptar, si kudo në botë, gjendej në vdekje klinike. Pronotimet të anulluara në 98%. 1.2 miliardë euro të humbura në më pak se një vit mars-dhjetor 2020. Në këto muaj të parë të këtij viti, vetëm në mars, vendin tonë e vizituan 62.1 përqind turistë të huaj më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Më shumë turistë do të thotë më tepër punë dhe më tepër konsum.

1652258057_Capture.JPG-
 Finalja e Kupës “Conference League” mes Romës dhe Feynord me 25 maj ne Tirane do ta ndihmoje turizmin. Nje nate ne Tirane nga 500-3,000 mije euro! Mund te vijne mbi 10 mije tifoze nga Roma dhe Hollanda.

 

 

(Klikoni këtu për të lexuar dokumentin)

 

 

Operatorët turistkë e cilësojnë këtë vit një hap më shumë drejt normalitetit. Lehtësimi i kufizimeve në udhëtim dhe kthimi në një rregjim gati normal trajtimi të vizitorëve janë ndër faktorët kryesorë që do ta bëjnë turizmin shqiptar të këtij viti edhe më pozitiv se viti turistik normal 2019, përpara tërmetit shkatërrues të Nëntorit.

Faktorët e tjerë janë rritja e çmimeve dhe oferta turistike e destinacioneve tona, që është ndër më të lirat në rajon.

Ekspertët e turizmit besojnë se kriza shëndetësore që patëm botërisht nga pandemia e Covid-19 do të rezultojë në një turizëm më të fortë mjedor dhe në këmbësorizimin e qyteteve. E këtu vendi ynë ka shumë për të ofruar.

Drejtimi më i ri turistik është rekuperimi i hapësirës për këmbësorët. Qyteti “antropocentrik”, njerëzor dhe i ecshëm, promovon si thelbësore që qytetarët dhe turistët të kenë hapësira për të ecur. Një qytet i ecshëm dhe i gjelbër përmirëson shëndetin e atyre që ecin nëpër rrugët e tij, duke shmangur një mënyrë jetese ulur, duke ulur ndotjen dhe duke kufizuar hapësirën për makinat. Investimet e viteve të fundit, sidomos në qendrat e qyteteve tona, i kanë bërë “më të ecshme” ato.

Shqipëria- gati për tregjet që i munguan në pandemi

Polakët ishin i vetmi grup turistësh të organizuar që prej vitesh frekuentonin bregdetin shqiptar, përmes turizmit të organizuar dhe nuk munguan edhe gjatë pandemisë. Tregje të tjera të Europës Lindore iu bashkuan këtij grupi, si ukrainasit dhe bjellorusët, ndërkohë që grupet e turistëve nga Rusia dhe Serbia u rritën po ashtu në dy vitet e fundit.

Nordikët, gjermanët dhe disa grupe të tjera, që po krijonin traditë me turizmin e organizuar në zonën e Golemit, por edhe në Sarandë, për shkak të kufizimeve në udhëtim nga COVID-19, munguan si në 2020 edhe në 2021. Operatorët turistikë shprehen optimistë se ky vit do të jetë edhe viti i tyre.

Ata thonë se kontratat janë mbyllur gjatë korrikut dhe gushtit të vitit të kaluar për vitin 2022 dhe të parët që i rinovuan janë polakët. Agjencitë tona partnere kanë bërë vërejtjet e tyre për sa i takon sezonit që lamë pas, por më së shumti kanë qenë të kënaqur, gjë që ka rritur volumin që përfshijnë kontratat.

1652258365_Capture.JPG

(Klikoni këtu për të lexuar dokumentin)

Operatorët turistikë pohojnë se përveç polakëve, janë mbyllur edhe kontratat me çekët, serbët, izraelitët dhe nordikët. Ata mendojnë se turistët gjermanë dhe zviceranë do të rikthehen me numra më të lartë.

Parashikimi bëhet edhe më optimist, po të kemi parasysh se vitin e fundit, turizmit shqiptar iu shtua edhe një treg tjetër me potencial në rritje, siç ishte ai nga vendet e Lindjes së Mesme dhe kryesisht nga Emiratet e Bashkuara, përmes linjës ajrore direkte Tiranë-Dubai dhe kthim. Është një treg që ka shfaqur interes dhe shpenzon, por ne duhet të përshtasim shërbimet për këtë treg. Për shembull, arabët kërkojnë sauna. Në sezonin e kaluar veror u gjetëm të papërgatitur për ta.

Pastërtia- kërkesa themelore ndaj turizmit tonë!

Problematika dhe sfidat

PROBLEMET:

·         Garancite sovrane nuk ndihmuan sektorin

·         Asnje program ose pakete serioze e dedikuar per turizmin

 SFIDAT:

·         Serbia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe tregje ne rritje. Bjellorusia?

·         Ukraina treg i mbyllur. Rusia treg ne renie

·         DUHEN vizita te dedikuara te autoriteteve tona te turizmit ne Beograd dhe Dubai

·         Paketë unike kombëtare për promovimin ndërkombëtar të destinacioneve, qeveria DUHET të investojë 10 milionë Euro çdo vit (premtim i socialisteve-Do mbahet?)

·         Agroturizmi do të mbështetet jo vetëm financiarisht, por edhe me harta, rrugë, infrastrukturë lokale dhe promovim unik (premtim i socialisteve-Do mbahet?)

Operatorët turistikë shprehen të shqetësuar nga punimet e hapura nëpër qytete, nga biletat e kripura të muzeve tona, por sidomos nga papastërtitë me të cilat rrugët e qyteteve dhe rrugët e mjediset në destinacionet turistike ende vuajnë dhe i kanë të shumta. Grumbullimet e mbeturinave duhet të pushojnë së qeni një tipar i shëmtuar dhe tradicional i turizimit tonë. Kemi veçanti të mrekullueshme për ta zëvendësuar këtë shëmti, si mikpritjen, bukuritë natyrore dhe ushqimin e freskët, të shëndetshëm e bio.

 

E.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?