Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar meritat e ish-ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha për ringritjen e Agjencisë së Administrimit të Pasurive së Sekuestruara dhe të Konfiskuara, si dhe të drejtuesve të kësaj agjensie.
Rama tha se kjo agjenci funksiononte si njësi riciklimi, pasi sipas tij, pasuritë e sekuestruara i rishiteshin kriminelëve.
“Policia shkencore është një strukturë falë disa specialisteve të mirë aty, dhe i ka mbijetuar kohës. Por një polici shkencore e painvestuar, nuk është gjëkundi ashtu siç duhet për kohën që jetojnë.
Administrimi i Pasurive të Sekuestruara, ka filluar të bëjë sens. Këtu merita është e ministrit që i dha vëmendjen e duhur kësaj njësie, por dhe drejtoreshës që vuri në vijë punën. Kjo njësi funskionte si njësi riciklimi për të sekuestruarit, ua merrnin me 1001 përpjekje dhe halle, ata që janë në luftë më krimin, dhe kjo njësia ua jepte me çmim të arsyeshëm mbrapssh dhe i blinin nga Ministria e Brendshme për 5 lekë.
Dhe policia e shteti mbetej pa infrastrukturën e duhur dhe kriminelët merrnin pallatet, që fare mirë mund të ishin komisariate”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama prezanton ministren e Punëve të Brendshme: Reformojmë Prefekturat, janë fole që shpërndajnë paga! Sistem video-regjistrimi në shkolla (VIDEO)
A.D/SI.E./ReportTv.al
