Rinis procesi i pajisjes me dokumente biometrike, aplikim me aplikacion vetëm pas rezervimit të orarit

7 Maj 2020, 11:32| Përditesimi: 7 Maj 2020, 14:10

  • Share

Të gjithë qytetarët mund të tërheqin kartat e identitetit dhe pasaportat e prodhuara tashmë si dhe mund të aplikojnë për dokumente të reja biometrike nga java e ardhshme, u shpreh ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një prononcim të bërë në lidhje me këtë çështje. Në të gjitha pikat e shpërndarjes dhe aplikimit, qytetarët mund të paraqiten pas rezervimit të një orari takimi në adresën që do të bëhet publike.

"Pas ndërprerjes për disa kohë të aplikimeve për kartat e identitetit dhe pasaportat, tashmë në kuadër të masave lehtësuese të shërbimeve, ka filluar puna për aplikimet edhe për kartat e identitetit, edhe për pasaportat, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe ka vazhduar edhe shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit të prodhuara për qytetarët.

E theksoj këtë pasi ka pasur shumë pyetje dhe kërkesa nga qytetarët, të cilët ende nuk janë informuar, ndaj dua të shfrytëzoj këtë mundësi sot për të thënë që të gjithë ata, që kanë aplikuar për një kartë apo pasaportë, mund të paraqiten për tërheqjen e saj, pasi të lënë orarin përkatës të takimit me zyrat e shpërndarjes së këtyre dokumenteve.

Ndërkohë që ka filluar aplikimi për karta ID dhe pasaporta të reja, aplikim i cili kryhet pranë zyrave të koncesionarit dhe pranë zyrave të Komisariateve të Policisë.

Dua të theksoj që për të evituar radhët dhe për të evituar mundësinë e infektimit me virusin COVID-19 është menduar që aplikimi të bëhet vetëm pas caktimit të orarit përkatës të kohës së paraqitjes së qytetarëve pranë zyrave të aplikimit.

Dhe për këtë, duke filluar nga java tjetër do të jetë në dispozicion një aplikacion, i cili u mundëson qytetarëve, të aplikojnë duke caktuar paraprakisht orarin e paraqitjes pranë zyrës përkatëse, në Komisariatin e Policisë apo pranë koncesionarit ku aplikohet për pasaporta.

Theksoj edhe njëherë se është e rëndësishme që paraqitja pranë zyrave të bëhet vetëm pasi është bërë aplikimi dhe pasi është marrë orari përkatës, përndryshe nuk do të ofrohet shërbim, pa këtë kusht të plotësuar" tha ai.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjeço: 07/05/2020 12:47

    Pasaportes time I eshte fshire shqiponja dhe gërmat në kopertine. Kjo tregon se kam patur nje pasaporte shumë të dobet në cilesi ( për dizajnin as qe e permend fare sa I dobet eshte), dhe nuk mar më pasaportë derisa të DALIN TË REJA TË KONCEPTUARA NDRYSHE ME DIZAJN TË RI DHE CILESI TJETER, faleminderit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?