Rinis procesi i vettingut në Policinë e Shtetit, konfirmohet në detyrë Drejtori i Shkodrës, Edmond Sulaj

18 Dhjetor 2023, 07:31| Përditesimi: 18 Dhjetor 2023, 14:36

  • Share

Kreu i policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj me gradë drejtues i parë, kaloi vetingun duke i konfirmuar në detyrë nga AMP. Në seancën publike trupi gjykues tha se hetimi i tij u bë në tri kriteret, pastërtinë e figurës, profesionalizëm dhe kriterin e pasurisë, ku vlerësimi ka qenë pozitiv.

Relatorja Denisa Sina, tha se kryepolici i Shkodrës ka dorëzuar deklaratën e vettingut në mars 2023 dhe ka deklaruar pasuri apartament 62 m katror në Tiranë e blerë në 2001, me burim kursimi dhe hua, 3 milionë lekë. Pagesa është kryer jashtë zyrës noteriale, e vërtetuar nga të dyja palët. Trupa e vlerësimit tha se huaja nuk është bërë me akt të shkruar, por është shlyer në vitet në vijim, e mbyllur në 2017, në total 2 milionë lekë.

Ndërkohë në vitin 2014 janë përdorur fonde të bashkëshortes për të paguar një pjesë të qirasë, 5 mijë euro. Oficeri Sulaj ka paraqitur dokumentacione që vërtetojnë se huadhënësi ka pasur mundësi financiare për të dhënë huan. Komisioni i AMP konstatoi përputhje të deklarimeve dhe mundësive për të blerë apartamentin, i cili më vonë është shitur në vlerë 36500 dollarë.

Me këtë vlerë është blerë në Tiranë një tjetër apartament 96 m katror, me vlerë 4 milionë lekë. Apartamenti është shitur 115 mijë euro në vitin 2012, pas rivlerësimit nga ekspertët në bazë të çmimit të referencës. Edhe në këtë rast, AMP konstatoi përputhje deklarimesh.

Relatorja Denisa Sina: Sulaj ka dorëzuar deklaratën në mars 2023 me dokumentacion bashkëlidhur. Pasuri apartament 62 m katror në Tiranë e blerë në 2001, me burim kursimi dhe hua, 3 milionë lekë. Pagesa jashtë zyrës noteriale, e vërtetuar nga të dyja palët. Hetimi nga trupane vlerësimit. Huaja nuk është bërë me akt, por është shlyer në vitet në vijim, e mbyllur në 2017, në total 2 milionë lekë. Në 2014 janë përdorur fonde të bashkëshortes për të paguar një pjesë të qirasë, 5 mijë euro. Sulaj ka paraqitur dokumentacione që vërtetojnë se huadhënësi ka pasur mundësi financiare për të dhënë huan. Komisioni i AMP konstaton se ka përputhje të deklarimeve dhe mundësive për të blerë apartamentin, i cili më vonë është shitur në vlerë 36500 dollarë. Me këtë vlerë është blerë në Tiranë një tjetër apartament 96 m katror, me vlerë 4 milionë lekë. Apartamenti është shitue 115 mijë euro në vitin 2012, pas rivlerësimit nga ekspertët në bazë të çmimit të referencës. AMP konstaton përputhje deklarimesh. Apartament 15 milionë lekë i blerë nga të ardhurat familjare, i cili konfirmohet nga hetimi. Automjet 250 mijë lekë. Automjet Fiat Punto, dhuratë nga bashkëshortja i shitur më vonë në vlerë 200 mijë lekë. Llogari bankare me vlerë 221 mijë lekë. Sulaj ka deklaruar të ardhura të dhuruara nga familja, nga puna në Policinë e Shtetit që prej vitit 1997, të ndara në kohë sipas emërimeve në detyrë.

Kreu i policisë Shkodër, disponon apartament 15 milionë lekë i blerë nga të ardhurat familjare, i cili konfirmohet nga hetimi, automjet 250 mijë lekë, automjet Fiat Punto, dhuratë nga bashkëshortja i shitur më vonë në vlerë 200 mijë lekë, llogari bankare me vlerë 221 mijë lekë.Edmond Sulaj ka deklaruar të ardhura të dhuruara nga familja, nga puna në Policinë e Shtetit që prej vitit 1997, të ndara në kohë sipas emërimeve në detyrë. 

Dy drejtues të tjerë do të dalin para Trupës së Vlerësimit gjatë kësaj jave. Vetting-u në Policinë e Shtetit rikthehet kësaj radhe për t’u bërë nga AMP, pas pushimit së ekzistuari të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, që kishte vonesa të shumta. Seancat e ditëve të para do të jenë për 36 subjekte, mes të cilëve drejtorë në aparatin qendror të policisë dhe drejtoritë e qarqeve, shorti i të cilave është hedhur në muajin prill, por sipas burimeve pranë AMP akoma nuk janë vendosur emrat e parë.

Deri në këtë fazë, nga prilli kur AMP nisi vettingun në nivelet drejtuese janë marrë 3 vendime pa hetim. I pari për Vehbi Bushatin, ish-drejtues i Lezhës, i cili hoqi dorë nga policia dhe mori detyrën administrative si këshilltar i kreut të policisë, Muhamet Rrumbullaku. I dyti për Oltion Bistrin, i cili fillimisht si drejtues i Operacionales ishte subjekt hetimi, por ulja në detyrë si specialist te Krimet në Volum e përjashtonte nga kontrolli. Bistri u arrestua disa ditë më vonë në muajin korrik.

I njëjti kusht ishte edhe për ish-drejtuesen e Infrastrukturës, Nevila Xoxa. Vetingu në Policinë e Shtetit rikthehet në një periudhë të nxehtë për strukturën, e cila po përballet me SPAK, pas arrestimit të disa prej eksponentëve të saj në lidhje të ngushtë me krimin.

Ora 11:09
Vettingu në Policinë e Shtetit, konfirmohet në detyrë Drejtori i Shkodrës, Edmond Sulaj

 

Edmond Sulaj, me funksion Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në Policinë e Shtetit, ka kaluar sot vettingun. Edmond Sulajt iu kontrollua pasuria, aftësia dhe pastërtia e figurës. Trupa e Vlerësimit: Arben Sefaj, kryesues, Denisa Sina, relatorë dhe Suela Bulku, anëtare.
 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luan: 24/12/2023 11:11

    Hahahahahahhaah cfare farsee . Vellai trafikantit gjobvenesit tr bllokut ndard sula

    Përgjigju
  • Jdksk: 18/12/2023 16:05

    Ahahahah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?