Rinis Vetingu me Donika Prelën dhe Vojsava Osmanajn, dosjet e 'nxehta' të vjeshtës 

31 Gusht 2020, 19:12| Përditesimi: 31 Gusht 2020, 20:14

  • Share

Pas një pauze trejavore për shkak të pushimeve verës, Komisionet e Vetingut do të nisin pasnesër seancat e planifikuara për shqyrtimin e dosjeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në proces rivlerësimi për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Në datën 3 shtator, në Komisionin e Posaçëm të Apelimit do të rifillojë shqyrtimi gjyqësor i dosjes së ish-kryeprokurores së Krimeve të Rënda, Donika Prelës. Zonja Prela është konfirmuar në detyrë nga shkalla e parë e Vetingut që në shkurt të vitit 2019, por Komisioneri Publik ka kërkuar në shkallën e dytë dhe të fundit, shkarkimin e saj nga detyra, me argumentin se nuk justifikon pasuritë. 

Disa seanca të planifikuara nga KPA në korrik u shtynë pasi Prela kërkoi përjashtimin nga trupi gjykues të Ina Ramës dhe Natasha Mullajt dhë në 27 korrik paraqiti përmes bashkëshortit në KPA një raport mjekësor. Gjatë procesit në shkallën e parë, zonja Prela u ironizuar nga vëzhguesi i famshëm ndërkombëtar Theo Jacobs, i cili e krahasoi dosjen e saj me shijen e keqe të një ilaçi të kapërdirë pa ujë në mëngjes. Ndërkaq, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, do të rinisë punën në dy shtator me prezantimin e rezultateve të hetimit për gjyqtaren e Apelit të Shkodrës Vojsava Osmanaj dhe me 4 shtator për gjyqtarin e Apelit Tiranë, Artur Gaxha.

Ndërkaq, gjatë kësaj vjeshte dhe në vijim para Vetingut pritet të dali prokurori Dritan Gina, bashkëshorti i ish-drejtueses së Njësisë për Dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi, prokurori i Durrësit Arian Ndoja, gjyqtarja Mimoza Brahimi (Kajo), gjyqtari Ergys Selmani, gjyqtari i Tiranës Lazër Sallaku, gjyqtari Ibrahim Hoxha gjyqtari i Fierit Roland Hysi, gjyqtari i Gjirokastrës Guximtar Boçi, gjyqtari i Vlorës Ken Dhima etj. Komisioni i Vetingut ka marrë deri më sot në shqyrtim 221 gjyqtarë dhe prokurorë, nga të cilët 116 janë konfirmuar në detyrë dhe 105 janë shkarkuar nga detyra. Ndërkaq, 41 gjyqtarë dhe prokurorë kanë dhënë dorëheqjen nga frika e Vetingut.  

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • asl: 31/08/2020 20:39

    N.q.s behet nje veting per gjithe qeveritaret apo dhe puntoret e thjeshte qe punojne ne parlament jam 100% i sigurte qe asnje nuk e kalon.Ketu kemi faj te gjithe qe jemi indiferent ulim koken dhe mendojme vetem per sot ose mendojme vetem per veten tone pa marre parasysh te ardhtmen e femijeve tane.Duhet te jemi me te pergjegjshem per te ardhtmen e vendit tone.N.q.s mendojme se jemi jashte Shqiperise dhe nuk na intereson rjedhoja e ngjarjeve ne vend ky eshte nje gabim qe nuk na falet.E keqja duhet hequr nga renjet.E mira eshte qe gjithe politikanet duhet te japin doreheqjen,gjysma jane analfabete dhe gjysma te korruptuar.Ku eshte pare qe te dorezosh teseren e deputetit dhe te paguhesh,ku eshte pare qe te shitet deti ne 2009 dhe te kerkojne transparence si nga pd dhe nga cobani i Skraparit.Gjithe llumi e ka vendin ne kënetë.

    Përgjigju
  • ilir: 31/08/2020 20:30

    Kur Prela kaloi vetingun, gjeja e pare qe me vajti ne mendje ishte se vetingu qenka komplet loje e show politik. Gjithe shqiperia e di qe Prela mbylli ceshtjen e Ledio Rucit e Robert Kulles.

    Përgjigju
    • ola: 01/09/2020 08:15

      JO MORE ZOTERI NUK E MBYLLI PRELKA, E LIROI NGA BURGU karstrit hale selita ne 2012 ne gjykaten e Dr.Dhe politika e qelbur ja shperbleu. Beri dhe burrin e shoqes deputete prokuror me 8 klase dhe e konfirmoi organizata e partise kpk. Per ket hajdutin nga shpellat e burrelit e deri koleget gjyqtare kane bere ankim ne kpk, po kush ta shifte idiotja qe i dha voten dhe e kaloi, copa budalles qe nga puna ne cez na u be komisionere ?!!!

    • Progonati: 31/08/2020 21:50

      E ka dhe super miliarderi Artur Gaxhi, me shkolle sigurimi dhe i rekrutuar nga ish Drejtori i Sigurimit te Shtetit Frederik Ymeri. Merrni info nga Autoriteti Dosjeve e do te shifni cudira. Jo vetem ne polici por shume sigurimsa dhe bashkepunetore keni dhe ne drejtesi.

    • I teke vllai: 31/08/2020 21:20

      Po ku jeni mer gjithe keta kompetenta, kur dini me ngjarje e data shkoni i raportoni. Nuk ke besim lali, shko ke te huajt Vettingu po behet nga ata, ja ku e ke dhe batuten e te huajit. Leni pra lali ari historite e mejoneve ...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?