Pep Guardiola duke firmosur rinovimin e kontrates

Rinovim 60 mln sterlina, Guardiola te City deri në 2021: Trofe të tjerë na presin

18 Maj 2018, 09:31| Përditesimi: 18 Maj 2018, 09:34

  • Share

Pep Guardiola rinovon kontratën me Manchester Cityn deri në vitin 2021. Me Premier League në xhep me rekorde trajneri spanjoll tashmë ka një tjetër arsye pse të festoj pasi kontrata e tij që skadonte në 2019-tën zgjatet edhe me dy vite të tjera dhe ai do të qëndrojë në krye të Cityt deri në vitin 2021 që do të thotë 5 vite në pankinën e skuadrës së Premier League. Madje ky është një rinovim milioner me 60 mln sterlina që do të përfitoj Guardiola deri në fund të kontratës duke u bërë trajneri më i paguar në botë.

Jam shumë i lumtur që mund të punoj këtu. Argëtohem duke stërvitur këta lojtarë dhe do të provojmë të bëjmë më mirë vitet e ardhshme. Si trajner të ndihesh mirë me lojtarët është e rëndësishme dhe unë ndihem mjaft komod me futbollistët

Guardiola

Në drejtimin e Manchester City-t Guardiola ka fituar 77 nga 113 ndeshjet e zhvilluara ndërsa si trajner ka ngritur 23 trofe në 9 vite. Ky është një rinovim milioner me 60 mln sterlina deri në vitin 2021 për Guardiolën edhe si shpërblim për fitimin e titullit kampion me një rekord prej 100 pikësh.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?