Benjamin Pavard

Rinovimi është larg me Bayern Munich, Pavard: Kërkoj një projekt të ri

11 Nëntor 2022, 17:54
  • Share

Benjamin Pavard nuk do rinovojë me Bayer Munich. Në Francë janë të bindur se mbrojtësi 26 vjeçar po kërkon një aventurë të re pas eksperiencës shtatë vjeçare në Bundesligë. Tre vite me Stuttgart dhe katër me Bayern e kanë bërë francezin që të shohë opsione të reja, me Chelsea që është një ndër skuadrat e interesuara. Për L'Equipe në Francë, mbrojtësi ka treguar se është i fokusuar në Kupën e Botës.

"Rinovimi? Jo, nuk ka pasur diskutime specifike. Për momentin jam i fokusuar në Kupën e Botës, për të qenë më i miri. Kam respekt të jashtëzakonshëm për Bayernin. Është një nivel shumë i lartë dhe është nder të vesh këtë fanellë. Pas kësaj, unë kam shtatë vjet në Gjermani, kam fituar gjithçka me klubin. Nuk jam kundër zbulimit të një projekti të ri. Ndoshta tani është koha. Pse të mos zbuloni një vend të ri, një kulturë të re? Por projekti sportiv duhet të jetë interesant", tha Pavard për L'Equipe. Lojtari ka kontratë me bavarezët deri në verën e 2024.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?