Sociale

Rinovimi i patentave/ Eksperti Fatmir Hasho në Report Tv: Nuk ka një plan të detajuar dhe të qartë, pasaktësia në terma po konfuzion qytetarët

23 Nëntor, 12:03| Përditesimi: 23 Nëntor, 12:08

Vendimi më i fundit i transportit rrugor ku duke filluar nga muaji dhjetor do të ketë një ritestim të njohurive për drejtuesit e automjeteve për të rimarrë lejen e drejtimit, ka sjell shqetësime për drejtuesit e automjeteve duke ngritur pikëpyetje se cilët janë ata drejtues të cilët do të jenë në zonën e alertit për të ritestuar njohuritë e tyre për marrjen apo rimarrjen e patentës. Gjitashtu ka pikëpyetje edhe nga ekspertët e  një prej tyre është Fatmir Hasha i cli i ftuar në emisionin ‘Rreze Dielli’ u shpreh se rinovimi dhe rimarrja e patentës janë dy veprime të ndryshme që do të konfuzojnë publikun.

“Rinovimi është thjeshtë një procedurë ligjore e peërcaktuar me kohë në kodin rrugorë kur mbush një moshë të caktuar do shkosh të paraqitesh në komisionin ligjorë dhe do të marrësh vendimin se si është gjendja fizike për të vazhduar t’I japësh automjetit. Pra kjo nuk duhet të jetë pjesë e këtij vendimi të drejtorisë  së shërbimeve të transportit rrugorë” tha ai.

Sipas ekspertit ngatërrimi bëhet më shumë për cështje termash:

“Ndërkohë kur përfaqsues të kësaj drejtorie me shumë korrektesi u përgjigjën dhe thanë ‘ jo ne do të merremi më ata persona që do ta ritërheqin ose rimarrin patentën që i është hequr për shumë arsye. E para leja drejtimit hiqet kur ty të mbarojnë të gjitha pikët e lejes së drejtimit dhe kjo leje drejtimi nuk ka më vlerë. Kemi edhe shkeljet e ndryshme rrugore që janë dënuar me gjobë nga policia rrugore për tre vjetët e fundit” u shpreh eksperti Fatmir Hasho në Report Tv.

Sipas tij personat që duhet t’i nënshtrohen këtij provimi duhet të jenë persona të cilët janë me rrezikshmëri të shtuar në rrugë, por sipas tij problem kryesor mbetet mosdetajimi me një program të saktë dhe të qartë të kësaj risie.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rishfaqen nostalgjikët e diktatorit, a duhet bërë dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare?