KQZ pritet që shumë shpejt të rinumërojë 10% të kutive të votimit të zgjedhjeve të 25 prillit. Kodi Zgjedhor përcakton që rishqyrtimi i 519 kutive bëhet për të verifikuar rregullsinë dhe saktësinë e veprimtarisë së administratës zgjedhore përgjatë zgjedhjeve.
Në mbledhjen e sotme u vendos që këqyrja të bëhet në 10% të çdo ZAZ-je përveçse në atë numër 40, ku u bë votim elektronik dhe numërim elektronik.
Do të bëhet këqyrja me qëllim për të parë nëse janë kryer parregullsi apo pasaktësi në veprimtarinë e administratës zgjedhore përgjatë procesit të numërimit të votave. Por pavarësisht këtij procesi mandatet nuk preken, pasi ato tashmë janë të certifikuara KQZ.
“Këqyrja lejohet të bëhet vetëm pasi të jetë shpallur rezultati përfundimtar, të jenë përmbyllur procedurat ankimore dhe zgjedhjet të kenë përfunduar. Ky rregull nuk vlen për këqyrjen që bëhet në kuadër të procesit ankimor, si mjet për sigurimin e provës” thuhet në nenin 167/2 të Kodit Zgjedhor që përcakton edhe rregullat sesi duhet kryer rinumërimi.
Gjatë rinumërimit të 520 kutive do të bëhet edhe kryqëzimi i të dhënave, me ato të pajisjes së identifikimit biometrik, që u përdorën për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit. Nëse do të ketë mospërputhje të të dhënave, rastet do të referohen në prokurori për verifikime të mëtejshme.
Leri kutite po merru me tet kumat, Mediun. Edhe sa bakte me Ben Krajen te duhen tja rregullosh letrat? Me te madhin, lart (Edon) e ke bisedu??
Përgjigju