Politikë

Rinumërimi/ Asllan Dogjani për Report Tv: Zgjedhjet ishin farsë e orkestruar nga Edi Rama, të bëhen hetime! Duhet qeveri teknike

20 Qershor, 16:10| Përditesimi: 20 Qershor, 16:36

  • Share

Nga një nga qendrat e votimit në Tiranë, aty ku po bëhet rinumërimi i votave të zgjedhjeve të 11 majit, deputeti i PD Asllan Dogjani, tha se në zgjedhje janë konstatuar shkelje të mëdha.

Edhe pse nuk do të jetë në Parlament deputet në shtator, në një prononcim për Report Tv, Dogjani tha se kjo se ka penguar që të bëjë mos bëjë ankime për parregullësit e konstatuara dhe të ndjek nga afër procesin e rinumërimit.

‘Unë edhe Ilir Alimehmeti dhe të tjerë kemi ankimuar procesin e rinumërimit të votave. Kërkesa u pranua sepse mora 42 pamje filmike në KZAZ në të gjitha qendrat e Tiranës dhe konstatova se nga 42 qendra votimi 38 ishin me shkelje, sepse kishte lëvizje dhe manipulim të votave dhe ishin bërë shkelje të mëdha. Unë këtë nuk e bëjë për të hyrë në parlament dhe s’kam qejf që të shkojë në atë parlament me Edi Ramën 12 vite në qeveri, me një qeveri që ka shitur interesat e qytetarëve shqiptarë dhe i ka detyruar ata që të largohen nga vendi. 12 vite një njeri edhe sikur të kishte bërë mbrekullira në këtë vend duhet që të ikte sepse nuk ka kuptim demokracia’, tha ai. 

Dogjani tha se zgjedhjet e 11 majit nuk kanë qenë të lira duke i cilësuar si një farsë të orkestruar nga kryeministri Edi Rama.

‘Gjatë fushatës kamë parë qytetarë të trembur dhe të frikësuar, gara ishte e pabarabartë, u përdorën grupet kriminale dhe ishte një farsë e orkestruar nga Edi Rama. Këto zgjedhje janë manipuluar dhe duhet që të gjenden shkelësit dhe të ndëshkon dhe nëse nuk ndëshkohen i është bërë një dëm i madh demokracisë në Shqipëri. Unë kam parë votat e të gjitha partive që ka një manipulim votash. Duhet nisur hetimi për përfshirjen e administratës, burimet financiare për të zbardhur ca është bërë sepse nuk zbardhet krimi zgjedhor duke numëruar vetëm votat. Ditën që qytetarët shqiptarë do të votojnë të lirë atë ditë do të nis zhvillimi i vendit’, tha ai.

Ai tha se kryeministri Edi Rama duhet që të largohet nga drejtimi i qeverisjes së vendit dhe duhet që të kemi qeveri teknike.

‘Mua më vjen keq kur njerëzit janë të intimiduar dhe në presion, largohen nga Shqipëria, kemi një kryeministër që interesat e vendit i ka shitur. Pavarisht se do jem ose jo në parlament unë nuk dorëzohem kurrë. Ne duhet që të heqim Edi Ramën njëherë dhe duhet një qeveri teknike para zgjedhjeve, këto duhet që të bëjmë fillimisht’, tha ai.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?