Myslym Murrizi, ish-deputet i PD-së

Politikë

Rinumërimi për rreth 40% të votave, Murrizi akuza Bardhit dhe Bylykbashit: Pranuat një ‘Kod Zgjedhor bastard’ për një karrige të qelbur në Kuvend

9 Qershor, 17:17| Përditesimi: 9 Qershor, 17:25

  • Share

Ish-kandidati demokrat, Myslym Murrizi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas vendimit të KAS për rinumërimin e votave në Fier, Tiranë dhe 44 QV në Dibër.

Murrizi në statusin e tij ka kritikuar kreun e Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhin dhe Oerd Bylykbashin, përfaqësuesin e PD-së në Reformën Zgjedhore, duke thënë se ata nuk u besojnë numëruesve dhe komisionerëve të tyre. "

Kur i besoni më shumë administratës zgjedhore të KQZ-së së Celibashit se sa komisionerëve dhe numëruesve të PD, pse nuk u dakordësuat me rekomandimet 10-vjeçare të OSBE-ODHIR-it që të kishte administratë zgjedhore dhe komisioner politik të PD, PS, LSI?", pyet Murrizi. 

Sipas Murrizit, Bardhi e Bylykbashi kanë pranuar një ‘kod zgjedhor bastard’ që mbyll 90% të listave, duke u garantuar atyre një karrige në parlament.

Reagimi i Murrizit:

Nga 5200 qendra votimi që ka gjithsej e gjithë Shqipëria, me kërkesë të PD do rinumerohen 1914 qendra votimi ose rreth 40% e totalit në të gjithë Shqipërinë ku dy qarqet më të mëdha që ka vendi, Tirana dhe Fieri, do rinumerohen komplet.

Atëherë një pyetje kam unë për “baballarët” dhe “mamallarët” e reformës zgjedhore të PD, Z. Oerd Bylykbashi dhe Z. Gazmend Bardhi:

Kur i besoni më shumë administratës zgjedhore të KQZ-së së Celibashit se sa komisionerëve dhe numëruesve të PD, pse nuk u dakordësuat me rekomandimet 10-vjeçare të OSBE-ODHIR-it që të kishte administratë zgjedhore dhe komisioner politik të PD, PS, LSI?

Se për kodin zgjedhor bastard që mbyllët 90% të fituesve nga 50 deputetë mbyllët 46, e di që e bëtë për by... tuaj të përdredhur që keni frikë si dreqi të shkoni tek vota e qytetarit dhe në çdo palë zgjedhje nuk lini model të ndyrë pa sajuar për një karrige të qëllbur në Parlament.

PO DEMOKRATËT ÇFARË FAJI JU KANË QË TË DUROJNË MOSBESIMIN DHE MOSVLERËSIMIN TUAJ???

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket situata e trafikut në vend?