Pas rinumërimit të 6 kutive me votat e 14 majit, 3 në Elbasan dhe 3 në Kamëz, të pretenduar nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ me parregullsi, rezulton se ato përputhen 100 % me informacionin e përcjellë nga pajisjet elektronike ditën e votimin dhe numërimit.
“Të dhënat e dala nga rinumërimi, përputhen 100% me rezultatin e sistemit elektronik të transmetuara nga pajisjet elektronike të votimit dhe numërimit (PEVN) në KQZ Shqipëri. Të dhënat nga rivlerësimi/rinumërimi i disa QV-ve të Bashkisë Elbasan dhe Kamëz”, shkruan Celibashi.
Por edhe pas rinumërimit në tryezën e KAS, përfaqësuesit e ‘Bashkë Fitojmë’ kërkuan kontrollin e pajisjeve elektronike përmes IT, si edhe verifikimin e certifikatave të sigurisë.
‘Bashkë Fitojmë’, kërkoi verifikimin e kodeve të sigurisë, pasi sipas tyre rezultojnë të parregullta në rreth 30 qendra votimi. Për këtë KAS i la kohën KQZ për të kryer verifikimin e duhur.
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur rinumërimin e votave për kryetarë bashkie në Bashkinë e Belshit që do të kryhet ditën e martë në 13.30.
KAS paralelisht ka nisur dhe rinumërimin e votave në Rrogozhinë sipas një vendimi të marrë më herët.
Lajmi kryesor: