Për analistin dhe gazetarin Mentor Kikia rinumërimi i votave nuk do të sjell asnjë ndryshim në rezulatain e përgjithshëm të zgjedhjve të 11 majit.
I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, ai tha se edhe nëse do të ketë ndonjë lëvizje mandatesh, sipas tij ato do të mbeten brenda të njëjtit subjekt politik.
‘Kjo është hera e parë që bëhet një gjë e tillë në rang republike, Tirana dhe Fieri janë dy qarqet me numrin më ta madh të votave. Është një risi në praktikën tonë elektorale sepse më parë janë bërë edhe protesta për të kërkuar rinumërim të votave. Unë mendoj se do të korrigjohet ndonjë shifër plus minus 100 aty 50 këtu, mund të jenë edhe vota që me apo pa dashje kanë shkuar nga njëri kandidatë tek tjetri. Unë mendoj se nuk do të ketë asnjë lloj ndryshimi në rezultatin e përgjithshëm. Madje edhe nëse do të ketë ndryshim mandati do të jetë brenda subjektit politikë.
Kauza e opozitës nuk është ngritur për votat që kandidatët i kanë marr njëri-tjetrit. Berisha ka thënë që PD po denoncon për përdorimin e administratës në zgjedhje, vendimet e qeverisë për të falur gjoba dhe nuk është për votën që ka kaluar nga njëri-kandidatë tek tjetri brenda partisë’, tha ai.
Një koment e pati edhe për nisjen e legjislaturës së re të Kuvendit në shtator.
‘Kuvendi do të jetë ai i përhershmi, i zhurshëm, me 30 deputet që dinë të shkruan dhe marrin pjesë në diskutime dhe pjesa tjetër është material mbushës që ngre vetëm kartonin. S’do të ketë asnjë ndryshim. Konfliktualiti politikë do të jetë edhe më i lartë sepse kemi një opozitë që nuk njeh zgjedhjet dhe që nuk ka thënë se nuk do të mungojë në kuvend. Pra do të kemi një nervozizëm më të lartë për shkak të situatës post zgjedhore’, tha ai.
Komente
