Andon Kume, ekspert për çështjet zgjedhore

Politikë

Rinumërimi në Tiranë/ Kume për Report Tv: Mund të ndryshojë rezultatin! Mungojnë 130 mijë vota? Komisionerët shënuan gabimisht zero në proçesverbal

5 Qershor, 15:14| Përditesimi: 5 Qershor, 15:47

  • Share

Ditën e sotme, me kërkesë të dy anëtarëve të KAS, të propozuar nga PD, Ledio Braho dhe Elvi Çefa, është vendosur që të rinumërohet 1282 kutitë në qarkun e Tiranës. Dy anëtarët, sipas Kodit Zgjedhor, kanë të drejtë të kërkojnë rinumërim si anëtarë të KAS.

Për këtë çështje ka folur në Report Tv eksperti i çështjeve zgjedhore Andon Kume, i cili ka shpjeguar zhvillimin e fundit nga KQZ. Sipas tij, kjo ka ndodhur pasi kërkesës së kandidatëve iu bashkua dhe autorizimi i subjekteve zgjedhore.

Gazetari: Çfarë do të thotë që KAS tani ka vendosur se do të numërojë gjithë kutitë e Tiranës? 

Kume: Ata nuk legjitimonin kandidatin për të kërkuar pranë KAS-it rinumërim të votave, dhe ky ishte një qëndrim që kanë mbajtur gjithmonë. Edhe në zgjedhjet e 2021 nuk janë lejuar kandidatët, por është lejuar partia politike që mbështet kandidatët. Këtyre kandidatëve iu është bashkuar partia politike. Këta kanë marrë vendimin e KAS-it që thotë nuk legjitimohemi që të bësh kërkesë tek unë, dhe këtë vendim të KAS-it e kanë çuar në Kolegj. Këta deputetë kanë marrë një autorizim nga partia që në mbështetje këta kandidatë për të bërë këtë kërkesë, dhe në këtë lloj mënyre është zgjidhur ngërçi në KAS.

Nga ana tjetër, sipas Kumes, rinumërimi mund edhe të ndryshojë tabelën përmbledhëse, edhe në fakt kërkesa e anëtarëve të KAS për rinumërim është bërë vetëm për të parë nëse qëndrojnë provat e ankimit të depozituar pranë Komisionit të Ankesave.

Kume: Kjo mund të ndryshojë tabelën e rezultateve të Tiranës. Mund të ketë ndryshime dhe nuk mund të ketë asnjë ndryshim. Mund të ketë ndryshim në votat preferenciale.

Më tej eksperti ka shpjeguar ndryshimin mes parimit të pavlefshmërisë dhe rinumërimit.

Kume: Pavlefshmëria do të thotë që të përsëriten zgjedhjet, kurse rinumërimi bëhet për të parë sesi ka shkuar procesi i konstatuar.

Në fund eksperti foli edhe për 130 mijë fletët që PD pretendon se kanë humbur nga procesi zgjedhor. Ai tha se në Vlorë ka dalë që KQZ ka pasur të drejtë në përgjigjen që i ka kthyer PD-së, duke thënë se asnjë fletë votimi nuk mungon, por thjesht një gabim teknik.

Kume: Treni bullgar jo se ka rënë, po vijon akoma dhe KAS është në proces e sipër të hetimit administrativ, pra të hapjes së kutive. PD-ja thotë se mungojnë 130 mijë fletë votimi. KQZ thotë që nuk mungojnë. Gabimi është që kanë shkruar komisionerët të cilët kanë shkruar 0 fletë të papërdorura, duhet të shkruanin numrin e fletëve të papërdorura.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?