Vota e pavlefshme, e kthyer e vlefshme nga KAS, për Ndojën

Politikë

Rinumërimi për Durrësin, KAS-i ‘favorizon’ ish-prokurorin Ndoja, i quan të vlefshme votën e pavlefshme të komisionerëve! Zbulohet arsyeja

4 Korrik, 14:47| Përditesimi: 4 Korrik, 15:19

  • Share

Vota e pavlefshme, e kthyer e vlefshme për Ndojën nga KAS

Ndërsa po vijon rinumërimi i pjesshëm i kutive të qarkut të Durrësit, ku kandidati Aulon Kalaja pretendon se i janë vjedhur votat brenda PD-së me qëllim që të fitonte kandidati tjetër, ish-prokurori i shkarkuar nga Vettingu, Arjan Ndoja, një detaj është zbuluar nga procesi.

KAS-i i ka quajtur votë të vlefshme ish-prokurorit një prej atyre që komisionerët e kishin deklaruar të pavlefshme në numërimin e parë të 11 majit.

Siç shihet edhe në foto, kjo është një votë për Arjan Ndojën. Në fletën e votimit është një kryq te emri i kandidatit të PD-sëm por edhe një pikë te kandidati i parë, Skënder Dika.

KAS ndërhyri në këtë rast dhe gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, informon se  e quajti të vlefshme për Ndojën, me argumentin se “pika mund të jetë vendosur nga komisionerët politikë për ta bërë të pavlefshme”.

Procesi i rinumërimit për Durrësit po vijon te Pallati i Sportit ‘Farie Hoti” në Tiranë dhe ndodhet pothuajse në gjysmën e tij. Ndoja e ka fituar mandatin me 1 mijë vota diferencë nga ndjekësi më i afërt, Aulon Kalaja, që pretendon se i janë vjedhur nga brenda partisë. Kalaja kërkoi rinumërim të të gjithë qarkut, por KAS e pranoi vetëm pjesërisht. Deri tani Ndoja ka humbur mbi 50 vota nga procesi i rinumërimit.


Lajmi kryesor:

Rinumërimi i Durrësit/ Hapen 151 kuti, PD humb 18 vota, PS 5! Ndojës i zbriten 88 vota, Kalasë i shtohen 11


A.Q/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?