TIRANË-Me përfundimin e procesit të rinumërimit nga Kolegji Zgjedhor, të 18 kutive, për bashkinë Kuçovë, rezultati nuk ka ndryshuar dhe PS mbetet forcë. Kolegji Zgjedhor dha vendimin që të rrëzojë ankimimin e 'BF' për këtë bashki ku kërkonin pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Kuçovë për sa i takon garës për kryetarë bashkie dhe ripërsëritjen e zgjedhjeve.
Këtë vendim, kandidati i dyshes Berisha-Meta e cilësoi si politik duke shtuar se sot fitoi korrupsioni e krimi. Po ashtu, në një dalje për mediat aludoi se raportet e ndërkombëtarëve për zgjedhjet e 14 majit do të dalin 'të zeza'.
Mësohet se nga rinumërimi, kandidatit socialist iu hoqën 9 vota, kurse Lefter Maliqit iu hoqën katër. Ndërsa, kandidatit të PD-së zyrtare iu hoqën dy vota. Avokati i koalicionit “Bashke Fitojmë” i kërkoi Kolegjit Zgjedhor rihapjen e të gjitha kutive tjera të KZAZ Kuçovë, por kjo kërkesë u rrëzua.
Në seancën e sotme të Kolegjit Zgjedhor ndodhi një incident. Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Lefter Maliqi është përplasur me përfaqësuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ylli Merkajt. Në seancë, u dëgjua kur Maliqi e ofendon Merkajn duke e quajtur si rrugaç dhe hajdut.
"Mua më thua kështu ti? Hajdut. Ti je hajdut. Kush e thirri atë? Hajdut. Kur të dojë gjykata le ta thërrasë gjykata. Kujt i mëson? Mua më mëson ti që kam qenë oficer policie 25 vjeç, anëtar i Komisionit të Sigurisë 7 vjet?Për çfarë jam këtu? Për të mbrojtur demokracinë, nuk jam për të vjedhur. Rrugaç! Hajdut! Hajdut!”, dëgjohet të thotë Maliqi.
Në një dalje për mediat, Maliqi sqaroi versionin e tij se përse shkoi deri në këtë përplasje. Ai tha se ka filmuar me telefon përfaqësuesin e KQZ teksa ishte në seancë. Sipas tij, ai nuk është thirrur si dëshmitar dhe nuk kishte përse të ishte i pranishëm. Lefter Maliqi u shpreh se e bëri videon që ta ketë si provë.
Rinumërimi në Kolegjin Zgjedhor i 18 kutive në Bashkinë e Kuçovës, u bë pas kërkesës së bërë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Lefter Maliqi. Pala paditëse pretendonte se kutitë e votimit nuk kanë patur proces verbal dorëzimi, ndërsa kanë qenë jashtë fokusit të kamerës për të paktën dy orë. Në garë për Bashkinë e Kuçovës ishte Kreshnik Hajdari i Partisë Socialiste, i cili fitoi me mbi 600 diferencë ndaj Lefter Maliqit të Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, teksa i treti u rendit Ilirjan Koxhaj i Partisë Demokratike.
Kërkesat e Maliqit dhe koalicionit 'BF':
1.Ndryshimi i vendimit nr. 101, datë 16.06.2023 të ZAZ-së nr. 64, bashkia Kuçovë, qarku Berat “Për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Kuçovë”.
2. Rinumërim dhe rivlerësim i votave për ZAZ-në nr. 64, të gjitha QV-të, duke përfshirë në të rezultatin e dalë nga rinumërimi dhe rivlerësimi i votave për QV-të e listuara në tabelë.
3. Pavlefshmëri e vendimit nr. 101, datë 16.05.2023 “Për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Kuçovë”.
4. Konstatim i pavlefshmërisë së vendimit të KQZ-së ku është emëruar sekretari i KZAZ-së nr. 64 Kuçovë, shtetasi Romeo Arizi.
5. Pavlefshmëri e vendimit të KZAZ-së nr. 64 Kuçovë, qarku Berat, për shtyrjen e numërimit të votës, nga ora 10:00 deri në orën 12:30.
6.Pavlefshmëri e pjesshme e fletës së votimit Kandidatët për Kryetar Bashkie për Bashkinë Kuçovë, në pikën ku është shënuar kandidati për bashkinë Kuçovë, qarku Berat, Kreshnik Hajdari .
7.Pavlefshmëri e veprimit juridik, formulari i dekriminalizimit, në emër të Kreshnik Hajdarit dorëzuar pranë KQZ referuar ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për bashkinë Kuçovë, Lefter Maliqi foli për mediat pasi Kolegji Zgjedhor rrëzoi ankimimin e ‘BF’. Këtë vendim, Maliqi e cilësoi politik duke shtuar se zgjedhjet nuk do të njihen nga opozita.
“Ky proces dhe ky vendim ishte pak a shumë i njëjti që kisha me burimet e mia nga Rilindja se donin ta shpallnin fitues dhe në vjeshtë të bëjnë zgjedhjet me kandidat tjetër. e dinin shumë mirë se me këtë kandidat ishte e pamundur. Votim afrikan ishte në Kucovë. Kodi zgjedhor thotë që vota është e fshehtë. E patë që dokumentacionet ishin për faqe të zezë. Unë jam i qetë, jam mësuar me këto beteja. Do vijoj me beteja politike. Këto zgjedhje si në Kucovë dhe në të gjithë Shqipërinë dhe OSBE do japë konkluzione të këqija. Qesh mirë kush qesh i fundit thotë populli. Nesër të marrim njerëzit e të votojnë. Nuk qenka problem për 2-3-4 apo 5 veta. Ti themi njerëzve votoni me karta. Ky ishte vendim politik. Ju tregova shqiptarëve me fakte se çfarë ndodh, zgjedhjet nuk do njihen nga opozita. Sot fitoi krimi, korrupsioni dhe shpërdorimi i detyrës”, tha Maliqi.
Kandidati i Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Kuçovës në zgjedhjet e 14 majit, u përfshi në një incident në Kolegjin Zgjedhor. Në Kolegj po mbahet seanca për rinumërim e 18 kutive të në Bashkinë e Kuçovës, ndërsa Maliqi u përplas me përfaqësuesin e KQZ, Ylli Merkajn. Në një dalje për mediat, ai shpjegoi se e filmoi Merkajn, pasi sipas tij ai nuk është thirrur si dëshmitar dhe nuk kishte pse të ishte në seancë. Lefter Maliqi u shpreh se e bëri videon që ta ketë si provë.
“Unë tregoj muskujt e trurit, muskujt e mbështetjes popullore dhe muskuj e krimit elektoral në Kuçovë. Këtu nuk bëhet fjale për mua. Lefter Maliqi ka qenë gjithmonë i pastër. Kam mbështetjen popullore. Kuçova është e majtë. Prej 33 vitesh drejtohet nga Partia Socialiste.
Unë kam mbështetje të majtë dhe të djathtë. Avokati tha që kryetari i KZAZ nuk është thirrur dëshmitar. Unë e filmova që ta kisha si provë. Është profesioni im”, deklaroi ai.
Ne politik duhet te hyne vetem njerez me integritet dhe jo te perkedhelurit e kryetarit te partise. Asnje person pa kaluar ne site1 Jan mbushur burgjet me hajdutet e fondeve publike !
PërgjigjuLefter, ha mut tani. Me kane vjedhur, masaker elektorale, vjedhje, fallsifikime... etj. Deshe te hapen kutite, edhe ato tu hapen. Tani ngelet te mbyllesh gojen. Por ti nuk e mbyll, se nuk di rregullat e demokracise. Ti je nje dhi malesh Qe vetem kercenon, tani perpara fakteve je bere si pule, por prap kercenon. Ti duhesh lidhur, qelbesire. Shko tani me Agushin dhe falu. E kuptove se sa vlen. Populli nuk te do se ke nderruar dyqind here krahun. Vrrome.
PërgjigjuGjyqtare 25 vjecare.....o zot
PërgjigjuO Lefter ! Te gjithe te njohim se je i joni ( nga ana jone ).Njerzit ne fakt nuk te duan.Je nje njeri qe ke ndrrue disa parti,pra s'te rrin bytha ne nje vend.Nuk t'i kemi thene ne sy te gjitha veset e te meta te tjera.Je pak genjeshtar,pak hilenjoz,pak i pabese,pak hajdut e pak..pak...pak.Qe kur i mbledh behen shume.Ne fakt je i padeshirueshem dhe kurre nuk do fitosh ne Kucove.Zgjedhje do kete perseri dhe ti do kandidosh e do marresh NOC RROKUN.
PërgjigjuO Lefto, qe je kerric gomari e dine te gjithe, po me qse je ne Kucove,kur te kalosh ne Lushnje mer dy presha, nje per vete dhe nje coja Tertan Terneckes, he te kam rixha, mos harro ore.
PërgjigjuTi Lefter je llumi, degjenerata e kombit shqiptar. Turp per ata plera qe te kane votuar ty. Une nuk e njoh ate qe fitoi, por me i mire se ty eshte. Ti je me felliqesire se te gjithe felliqesirat te marra se bashku, hale, ndyresire, hajdut, i paedukate, pis njeri. Edhe funderrine te jete ai tjetri, prap me i mire se ty eshte. Ik hale ne shtepi, bashke me ata qe te propozuan ty. I lumte Kryetarit te KQZ, QE TE SFIDOI.
PërgjigjuLefter po ate dashin qe do beje kurban ku eke.ti do te ftosh ne vitin 2050.
PërgjigjuSna ben pershtypje kur degjojm denglat e maliqeve te shqupit. Ne shqup edhe grat jan me keq se burrat. Aty jan mbledhur te gjith rrugac hajduter,spiuna,agjentura e cfar nuk gjen,kurse ky ne kutit qe rinumurohen do gjej leshin e hamomit.
PërgjigjuKur mendon qe ky egoist i pafytyre dhe i etur per vulen e korrupsionit te marri 6 mije vota ne kucove…kupton qe ata njerez atje jane te pashprese dhe ne pike te hallit.
Përgjigjuo lefter po si ste vjen turp ore qe sillesh si halabak, po nuk le sahan pa lepire a ke pak karakter si njeri apo jo si mund te jesh ti i pari i nje qyteti po ti je ordiner
PërgjigjuAhaaaaaaa...ku ka më të korruptuar se ty o Lefter Lefteri që ndërruar nja 5 parti deri tashti.
PërgjigjuPu cfare plehre e cfare llumi! Po a do dale dikush tia thote ketij psikopati se cfare perfaqeson? Hajde Shqiperi hajde me cfare perfaqesohesh
PërgjigjuPO KU KA ME RRUGAC SE TY O LEFTER TURIDERRI...
Përgjigju