Politikë

Rinumërimi/ Valteri në ‘Repolitix’: Gabimet janë minimale! Çaça: PD s’u beson numëruesve të saj! Muça: Zgjidhja është numërimi elektronik

25 Qershor, 22:23| Përditesimi: 25 Qershor, 22:52

  • Share

Teksa procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës vijon, për Halit Valterin deri më tani është parë se gabimet e gjetura janë minimale. I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin 'Repolitix' në Report Tv, ai tha se PS do të fitonte sërisht përballë kësaj opozitë që kemi sot. 

‘Unë mendoj se duhet votim dhe numërim elektronik, mbyllet procesi i votimit dhe del rezultati shumë më shpejtë. PD është me halucionacione të grabitjes së votës, sepse Saliu sheh ëndrra se i vidhen votat, nuk ka vjedhje votash nëse do të bëhet votimi elektronik. Rinumërimi tregoi se gabimet janë minimaliste dhe shumë nga ata po ulin kokën dhe po thonë ja paskemi futur kot, po halli i madh do të ishte që të mos numëroheshin. Problemi më i madh sot për partitë janë koalicionet sepse tek numërimi ke mundësi që ta shohësh edhe votat e partive edhe të kandidatëve, po halli është tek koalicionet. Opozitës i intereson që të bëjë një reformë të re ku të sanksionojë mënyrën se si do të futen në koalicion. Po këtu edhe sikur çdo muaj të bëhen zgjedhje PS e mund PD dhe opozitën, kështu si është sot’, tha ai.

Rezart Kthupi nga Partia Djathtas 1912, tha se procesi i rinumërimit është thelbësor për transparencën dhe demokratizimin e zgjedhjeve.

‘Ka kuti që ka vota plus dhe ka kuti ku ka vota minus. Në optikën time KQZ duhet ta bëjë rinumërimin sa herë që kandidatët e kërkojnë, por që kushdo që e kërkon të marr përsipër shpenzimet sepse s’ka pse e merr përsipër këtë buxheti i shtetit. Ka kandidatë që duan që ti rinumërojnë votat. Procesi i rinumërimit është proces demokrat dhe i bënë mirë edhe KQZ, sepse KAS ka krijuar një praktikë për rivlerësimin e votës, sepse nesër kjo bëhet praktikë edhe në zgjedhjet e ardhshme’, tha ai.

Avokati Përparim Çaça tha se PD me kërkesën për rinumërimin e votave, tregoi se nuk u beson numëruesve të saj dhe ja beson votën KQZ që ta rinumërojë.

‘Problemi është që duhet që të shohim për çdo kuti nëse janë numëruar 1 mijë kuti dhe diferenca e marrjes së votave nga njëri tek tjetri është 300 vota unë them se është një shifër e ulët. Po nëse kemi një kuti që janë 40 vota të trafikuara nga njëri kandidatë tek tjetri këtu pastaj nuk kemi gabim njerëzor dhe unë ndonjë rast të tillë deri më tani nuk kam parë. Rinumërimi tregoi se partitë nuk kanë besim tek numëruesit e tyre dhe kanë besim tek KQZ dhe kjo i hap rrugë asaj që numëruesit të emërohen nga KQZ në zgjedhjet e ardhme’, tha ai.

Gazetari Flogert Muça, deklaroi se në procesin e zgjedhjeve duhet që të aplikohet votimi elektronik. Ai propozoi që të bëhet edhe numërimi në qendrën e votimit ku votohet.

‘Zgjedhja e vetme numërim elektronik. Nëse këta nuk bëjnë votimin elektronik të bëhet numërimi në qendrën e votimi, sepse ato mund të jenë gabime njerëzore që mund të ndodhin aty dhe ndodhin edhe në moment lodhje. Pra votohet këtu dhe numërohet këtu dhe e ke rezultatin brenda ditës. Ne jemi vend që se kemi luksin që të kemi 700 parti. Mërzitet Rezarti me Lulin dhe hap parti, mërzitet një tjetër në PD dhe hap parti. Duhen dy parti, e majta dhe e djathta, të gjitha këta që kanë hapur parti ku kanë qenë dje. Merr Lapajn, ai thotë jam i djathtë, Shehaj, Alibeaj po ashtu’, tha ai.

S.B/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?