pamje nga përmbytja në Rio de Janero

Bota

Rio de Janeiro "përmbytet" nga një stuhi verore, 6 të vdekur, "rrugët të kthyera në lumenj"

8 Shkurt 2019, 00:10| Përditesimi: 8 Shkurt 2019, 02:14

  • Share

Rio de Janeiro është përshirë nga një stuhi e fuqishme e cila solli dëme të mëdha natën e së mërkurës.

6 persona mbetën të vdekur dhe dhjetra të tjerë kanë humbur si pasojë e stuhisë së jashtëzakonshme që përfshiu Rion.

Banorët u zgjuan të tmerruar në qytetin nën ujë pasi rrugët u kthyen në lumenj të rrëmbyeshëm. Qyteti u përfshi nga një kaos i vërtetë me pemë dhe shtylla të rrëzuara kudo për shkak të erërave që goditën fuqishëm me shpejtësi 70 milje në orë.

Dëme të  mëdha ka shkaktuar edhe ne shtëpitë e banorëve të zonës pasi shtëpitë e tyre jan përmbytur dhe disa të tjera u shkatërruan nga rrëshqitjet e dherave.

Stuhia verore ka dëmtuar linjat e energjisë elektrike duke lënë një pjesë të madhe të qytetit pa energji, shumë makina, shtëpi, motoçikleta janë shkatërruar nga stuhia. Një autobus u zu nga dherat pas rrëshkitjes së tyre ku humbën jetën dy persona.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?