Armando Broja është sulmuesi i ri i Fulham. Në huazim për katër muaj nga Chelsea, 22-vjeçari do kërkojë të gjejë formën më të mirë për të qenë gati për Kombëtaren në "Gjermani 2024".
Në lidhje me këtë kalim të Brojës te Fulham, reagoi edhe Rio Ferdinand. Legjenda e futbollit anglez tregoi se Broja bëri mirë që la Chelsea në këtë moment dhe se historia ka treguar se sulmuesi ka treguar cilësi në huazimet e mëparshme.
“A është Broja një biznes fantastik për Fulhamin? Ai mund të jetë. Ata nuk e kanë pasur Mitrovic dhe nuk kanë mundur ta mbushin atë boshllëk. Sa herë që del në huazim, Broja ka bërë mirë. Te Southampton ai ishte vërtet i mirë dhe mendoj se ata do të donin ta merrnin në formë të përhershme. Fulham mendoj se kam bërë një biznes shumë të mirë me të”, ka deklaruar Rio Ferdinand.
Rio Ferdinand gives instant reaction to Chelsea striker Armando Broja joining Fulham https://t.co/cH3YnicoRU
— Chelsea Chronicle (@CFCChronicle) February 2, 2024