HOROSKOPI/ Riorganizime të forta politike dhe ekonomike, Meri Gjini: Ja parashikimi i yjeve për 2021! Shenja më me fat

1 Janar 2021, 10:05| Përditesimi: 2 Janar 2021, 13:35

  • Share

Jemi në ditën e parë të vitit dhe të gjithë janë kuriozë se si do të jetë 2021 që sapo ka nisur. Astrologia e mirënjohur Meri Gjini ishte sot në studion e emisionit ‘’ Rreze Dielli’’ në Report Tv për të dhënë parashikimin e yjeve për 12 shenjat e zodiakut por fillimisht bëri një parashikim të përgjithshëm për 2021, ku sipas saj do të ketë një riorganizëm në politikë, në sistemin bankar dhe ekonomi. Ndërsa si prioritet për këtë vit vazhdon të jetë shëndeti, ajo cilëson shenjat e zjarrit si më me fat.

‘’Projektimi i lumturisë bëhet mbi një shëndet të plotë, ky është prioritet edhe për 2021, që do të thotë duhet të vazhdojmë ta kemi prioritet. Gjëja e dytë e rëndësishme për 2021 do të jetë pjesa e ekonomisë që do të dojë një ristrukturim dhe riorganizim mbi baza sa më realiste dhe gjëja kryesore dhe gjëja që do të merremi gjatë për 2021 është edhe çështja e familjes, çështja e dashurisë. Një nga çështjet kryesore që realisht do të jetë kryesore për 2021 është një problematikë tjetër,e cila është e mbartur përtej 2020. Refleksionin e masës për të reaguar për mënyrën se si drejtojnë fuqitë, se si drejtojnë politikat. Pra ka një reagim masiv i cili do të jetë shumë i zhurmshëm sidomos në mars, në fillim të pranverës. Ushqimi do të jetë një tematikë shumë e fortë në pjesën e fundit të dimrit dhe në pjesën e parë të pranverës’’ u shpreh ajo.

Parashikimi për  12 shenjat e zodiakut për vitin 2021:

Dashi- Fillon viti i marrjes së shkëlqimit dhe kjo hyrje e gjigantit të qiellit do ti japë mundësinë e asaj që duan më shumë dhe që dinë më mirë ta shfrytëzojnë. Do ta gjejnë veten në rritje shumë të mëdha sociale, në pozicionimin e tyre social. E thënë ndryshe ngritja në status do t’i jap mundësinë e një prespektive shumë më të mirë profesionale dhe si rrjedhojë  dhe ekonomike. Ngrihemi nga pjesa sociale në pjesën e parë, entuziazmi nuk mungon, energjia nuk mungon të çlodhur disi pas datës 7 nga një mars i stërzgjatur. Kështu që do të kenë mundësi që këtë energjinë produktive apo dëshirën për të bërë gjëra të mëdha dhe që s'patën mundësinë në 10 ditëshin e fundit të dhjetorit të 2020 ta realizojnë në pjesën e parë të vitit.

Demi- E sigurt që në mesin e  verës ata do të kenë rezultat e pritshme ose do të kenë atë sigurinë që duan. Bashkëpunimet kanë filluar që t’i ndiejnë apo t’i operojnë apo t’i vendosin në rrugën e duhur. Edhe çështjet që kanë të bëjnë me zyrat, me mbylljet, me firmosjet, me ligjin , me shtetin, me bankat do të ishte mirë t’i vendosin në axhendë nga data 7 e janarit deri në mes të marsit, me qëllim që tëmos lënë probleme me bankat. Ndërsa përsa i përket çështjeve të fizikut, duket sikur i kanë në një formë më të stabilizuar pak më të qëndrueshëm sepse duket sikur shtatori, tetori i 2020 e kaluan atë testimin e kohës.

Binjakët- Nuk kanë kohë për të humbur duhet të fokusohen tek gjërat që duan më shumë, zhvillimet e punës dhe siguria ekonomike, dhe thënë ndryshe po patën këto dy drejtime janë më të butët përsa i përket pjesës së humorit të tyre. Është një vit komplet ndryshe përsa i përket çështjeve të shëndetit, do të jenë shumë më të mirë, shumë më të fortë me pjesën e fizikut.

Gaforrja- Do të ketë mundësi nga mënyra se si do ta menaxhojë vitin dhe kohën, ose do t’i merrni maksimumin e mundshëm ose do t’i merrni minimumin kështu që zgjidhni si do të veproni. Racionaliteti, të duruarit dhe fjala durim do të jetë shpesh në gojën time,  për veshët tuaj. Do të jenë dy vlerat të cilat duhet t’i adoptoni mirë. Fituesit do të jenë ata që dinë të përballojnë presionin dhe ngarkesën e punës dhe janë ata të cilët nuk do të bëjnë mbrapa në vështirësi të vogla apo të mëdha. Këmbëngulësit dhe miqtë e punës, të dy këto kategori do të kenë mundësinë që të marrin maksimumin.

Luani- Do të kenë mundësi që nëpërmjet bashkëpunimeve të sakta, të paracaktuara  në fakt dhe pse jo të firmosura dhe të kopsituara nëpërmjet kontratave do të ishte siguria maksimale, për të pasur një 2021 të suksesshëm. Në raportet familjare dhe në raportet në çift, këtu është këshilla ime që kujdesi do të ndihmonte shumë dhe për pozicionimet e tyre , por edhe për pozicionimin e njerëzve që e rrethojnë që të mos i lëndojnë dhe të mos sillen me të padrejtë.

Virgjëresha- Kanë tre vjet përpara punë, por punë që do t’ju japë një status të mirë dhe shtyllën kurrizore të drejtë dhe siguri. Hyjnë tek trevjecarët produktivë për Virgjëreshën. Kur flasim për punë, kur flasim për produktivitet, kur flasim për iniciativa nuk është se mungon ankthi dhe stresi por kam bindjen që janë praktikë mjaftueshme. Virgjëresha do të ketë mundësi të dojë shumë dikë.

Peshorja- Do të kenë mundësi që të kenë zhvillime të rëndësishme përsa i përket xhepit të tyre. Thelbi është projektimi i tyre social ose profesionalo-social. Periudha më e mirë që do të ketë zhvillime të mëdha të pjesës së ekonomisë apo sigurinë maksimale të ekonomisë së tyre do të jetë muaji maj dhe qershor. Ata që kanë pozicion drejtues do të kenë mundësinë ti marrin 2021 maksimumin e mundshëm, të ndihmesave për tu pozicionuar atje ku duhen apo për të marr vendin që mendojnë se meritojnë.

Akrepi- Është një vit shumë i mirë përsa i përket pjesës për të shtuar familjen, për të zgjeruar familjen, pse jo edhe për pjesën e martesë. Do të përballen me ngërçe në pjesën e durimit, në pjesën e parë por mbas datës 7 të marsit, gjërat do të jenë shumë më të përshpejtuara dhe shpesh do te jenë plot me buzëqeshje. Pak kujdes me fizikun!

Shigjetari- Duhet ta riorganizojnë axhendën për të marrë maksimumin, pra nëse presim nga qielli nuk zbret gjë, nëse e shfrytëzojmë si energji, nëse e rregullojnë axhendën me gjërat që kanë të domosdoshme për të korrigjuar jam e sigurt që të gjitha pikat që do të vendosin në axhendë kanë për t’u bërë check në realizmin e tyre.

Bricjapi- Gjatë 2021 do të kenë mundësi që të kenë zhvillime, që do t’i ndjejnë shumë më thjeshta  dhe shumë më të lehta. Kanë filluar që në datën 21 që gjërat ti marrin në kohën që i presin. Në pjesën janar-shkurt do të duhet të merren pak, pak ushqim të shëndetshëm, të kujdesen më shumë do të përballen me një ritëm të shpejtë dhe do të duhet t’i sigurojnë vetes një shëndet të mirë.

Ujori- Mosha 30-50 do të duhet që ta shfrytëzojnë më shumë se të tjerët. Do të jenë në maksimumin e mundshëm të vigjilencës që të marrin të gjitha mundësitë e fatit në kohën e duhur dhe pa thënë që e bëj më vonë.

Peshqit-  Këshilla kryesore për pjesën e fizikut, deri në 7 të marsit. Për sa i përket kujdesit, ushqimi i shëndetshëm, kontrollohet dhe aktiviteti fizik. Përsa i përket pjesës ekonomike as kanë as nuk do mbarojnë, në qoftë se duan që të jenë shkëlqyeshëm, dhe në vazhdimësi  me pjesën e lekut që fati mos t’i lëshojë asnjëherë duhet të mësojnë fjalën kursej.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?