Riorganizimi i Partisë Socialiste, Balla nga Fieri: Në të 6 degët e qarkut do të ketë bashkëdrejtim, një burrë dhe një grua

14 Maj 2022, 10:52| Përditesimi: 14 Maj 2022, 11:03

  • Share

Partia Socialiste ka startuar ristrukturimin e brendshëm. Drejtues politik i PS në këtë qark, Taulant Balla tha për mediat se të 6 degët e partisë do të kenë bashkëdrejtim, një burrë dhe një grua.

 “Në drejtimin e PS në Fier ka qenë kolegu Petro Koçi i cili sipas statutit s’mund të jetë më kryetar partie për shkak se është deputet. Do ketë ndryshime, në Fier do jetë një prej qarqeve që do të aplikohet formula e re e bashkëdrejtimit edhe në nivelin e kryetarëve të partisë.

Kjo formulë e re na jep mundësinë që këtu në Fier të aplikojmë mundësinë  që partia të bashkëdrejtohet nga një burrë dhe një grua një vajzë dhe një djalë sepse ky është një model që ka rezultuar i suksesshëm.

Në të gjitha organizatat socialiste ku bashkëveprimi ka funksionuar rezultati ka qenë i mirë. Në Fier ku rezultatet tona janë më të mira do ta aplikojmë dhe në nivelin e kryetarëve të 6 bashkive. Synojmë të kemi një parti gjithmonë edhe më fituese”, tha Balla për mediat.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?