LAÇ- Punimet për rikonstruksionin e një blloku pallatesh të dëmtuar nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019-të në Laç, po shoqërohen me dyshimin e banorëve se ato po bëhen pa cilësi.
“Të na sjellin specialist. A hy ti në të?
“Themelet nuk i kanë hapur tamam. Me këto themele nuk ka siguri”, tha një banor.
“Erdhi firma dhe i thamë që nuk është lidhur hekuri. Hekuri i mirë, betoni i mirë, por lidhja e hekurit nuk ishte e mirë”, tha një banore.
Banorët e 4 pallateve kërkojnë që të bëhet transparent projekti, pasi nuk kanë siguri të jetojnë aty. Ata thonë se pavarësisht se shqetësimin e kanë ngritur edhe në Bashkinë e Kurbinit, nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
“Jemi ankuar dy herë tek bashkia. I kemi bërë letër kryetares. Kryetarja e bashkisë nuk e ka vendos ujin në zjarr a ka banorë këtu apo jo”, u shpreh një banor.
“Deri në këtë moment nuk ka ardhur asnjë njeri. I kërkojmë bashkisë për të na sqaruar për punimet, por nuk vjen njeri”, tha një banor.
I kontaktuar nëpërmjet telefonit në lidhje me këtë çështje Drejtori i Planifikimit Urban në Bashkinë Kurbin Benard Pali shprehet, se këto pallate po rikostruktohen totalisht brenda dhe jashtë konform të gjitha parametrave.