Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se duke filluar nga e hëna për shkak të punimeve në segmentin rrugor Vorë-Ura e Dajlanit do të ketë bllokime të qarkullimit të automjeteve.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale bëhet me dije se kohëzgjatja e punimeve do të zgjasë 1-2 ditë për çdo segment.
ARRSH i bën thirrrje të gjithë qytetarëve që të të përdorin rrugën alternative: Vorë-Maminas-Katër rrugët e Shijakut-Durrës.
Njoftimi i plotë:
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se ka nisur zbatimin e projektit “Emergjencë për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë-Ura e Dajlanit”.
Duke filluar nga 13.10.2025, do të ketë bllokim të qarkullimit në drejtimin Vorë-Durrës, përkatësisht në këto segmente:
Vorë-Maminas,
Maminas-Sukth,
Sukth-Fllakë,
Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit,
Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit.
Kohëzgjatja e punimeve: 1–2 ditë për çdo segment.
Sugjerojmë të gjithë përdoruesit e kësaj rruge të përdorin rrugën alternative: Vorë-Maminas-Katër rrugët e Shijakut-Durrës.
Pas përfundimit të punimeve në krahun Vorë-Durrës, do të vijojë puna edhe në krahun tjetër Ura e Dajlanit-Vorë, sipas të njëjtave segmente dhe kohëzgjatje.
Komente
