Foto nga punimet në aksin Tiranë-Durrës

Kronikë

Riparimi i segmentit Vorë-Ura e Dajlanit, ja akset që do bllokohen duke filluar nga sot! ARRSH: Qytetarët të përdorin rrugët dytësore

13 Tetor, 07:58| Përditesimi: 13 Tetor, 08:24

  • Share

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se duke filluar nga sot për shkak të punimeve në segmentin rrugor Vorë-Ura e Dajlanit do të ketë bllokime të qarkullimit të automjeteve.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale bëhet me dije se kohëzgjatja e punimeve do të zgjasë 1-2 ditë për çdo segment.

ARRSH i bën thirrrje të gjithë qytetarëve që të të përdorin rrugën dytësore: Vorë-Maminas-Katër rrugët e Shijakut-Durrës.

Akset ku do të ketë bllokim të qarkullimit:
Vorë-Maminas
Maminas-Sukth
 Sukth-Fllakë
Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit,
Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit.

Pas përfundimit të punimeve në krahun Vorë-Durrës, do të vijojë puna edhe në krahun tjetër Ura e Dajlanit-Vorë, sipas të njëjtave segmente dhe kohëzgjatje.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?