Kronikë

Riparohet memoriali i grekut në Finiq, banorët ndoqën autorët, por nuk arritën t’i kapin (VIDEO)

4 Dhjetor 2018, 14:38| Përditesimi: 4 Dhjetor 2018, 14:45

  • Share

FINIQ-Banorët në fshatin Kranë kanë riparuar memorialin që u dëmtua mbrëmjen e djeshme nga disa persona të paidentifikuar (lexo këtu). Ata kanë mbledhur copat duke riparuar dhe rivendosur pllakën e memorialit në Kranë.

Mbrëmë rreth orës 19:00 disa persona grisën flamurin grek dhe u thyen memorialin e Thimio Lolit, i cili ka qenë njëri ndër të ashtuquajturit komandantë të çështjes së Vorio Eprit.

Gazetari i Report Tv në Sarandë Limos Didani raportoi se banorët i kanë pikasur autorët dhe i kanë ndjekur, por nuk kanë mundur ti kapin. OMONIA reagoi sot duke e cilësuar si provokim të rëndë ngjarjen, ndërsa shton se është nxitur nga motive raciste (lexo këtu).

Memoriali në fshatin Kranë është ngritur rreth 7 vite më parë dhe në përshkrimin e tij shkruhet se i dedikohet Thimio Lolit për pjesëmarrjen e tij në çlirimin e Maqedonisë greke nga pushtuesit bullgarë.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirana: 04/12/2018 21:27

    Kur ska shte talle kujshite me shqiptaret se ska zote shpijet.

    Përgjigju
  • Proka: 04/12/2018 20:27

    Genjeshter e kulluar,e kane demtuar vete dhe fajin mundohen tua lene Shqiptareve. Politike greke,legena.

    Përgjigju
  • ardian: 04/12/2018 16:21

    Kete antishqiptar e vrau Sali Vranishti keta i ndertojn monument. Ka qene nje antishqiptar i deklaruar .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?