Politikë

Ripërtëritja e Kushtetueses, Begaj i kërkon Gjykatës zgjidhjen e ngërçit, reagon Bardhi: Je ushtar i Ramës, rrezikohet legjitimiteti i “Kushtetueses”

30 Janar, 19:39| Përditesimi: 30 Janar, 20:17

  • Share

Presidenti i Republikës Bajram Begaj i kërkon Gjykatës Kushtetuese të sqarojë një herë e mirë situatën se si do të bëhet ripërtëritja e vetë Gjykatës këtë vit. Begaj i kujton Kushtetueses se në 2025-n duhet të ishin 3 gjyqtarët që do të ndërroheshin, përfshirë edhe mandati i Sonila Betjas, si emërtesë e Presidentit.

Për partinë Demokratike  Bajram Begaj thotë se nuk ka surprizuar askënd për rolin e tij si ushtar i bindur i Edi Ramës. Bardhi e quajti “akt të pashembullt” të Presidentit, në emër, sipas tij, dhe për llogari të kryeministrit, për të kapur Gjykatën Kushtetuese.

Akti i pashëmbullt i Bajram Begajt, në emër dhe për llogari të Edi Ramës, për të kapur 100 % Gjykatën Kushtetuese, është jo vetëm i dënueshëm, por edhe i papranueshëm. 

Kushtetuta qartësisht i ka dhënë gjyqtarëve në detyrë një mandat të plotë 9 vjeçarë, që nuk mund të cenohet në asnjë rrethanë pas fillimit të detyrës. Cënimi i mandateve nënkupton cenimin e vetë pavarësisë së Gjykatës dhe parimeve themelore të shtetit të së drejtës. 

Me aktin e sotëm Bajram Begaj nuk ka surprizuar askënd për rolin e tij si ushtar i bindur i Edi Ramës, por guximi i tij për të shkuar deri tek hedhja në erë e Kushtetutës vetëm që Edi Rama ta rrëmbejë Gjykatën Kushtetuese 100 %, është përtej pritshmërisë së shërbimeve edhe nga ushtari me gradën më të ulët. 

Duke dënuar me forcë aktin e sotëm të Bajram Begajt, apeloj që kjo lojë që rrezikon legjitimitetin  e vetë Gjykatës Kushtetuese, të ndalet menjëherë.


Lajmi kryesor:

Mbarimi i mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja, Presidenti Begaj kërkesë Gjykatës Kushtetuese: Sqaroni situatën, si do bëhet ripërtëritja


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?