Politikë

Ripërtëritja e Kushtetueses brenda 2025-s po dështon! Zaçaj ende pa pasues, mandatet e Toskës dhe Bejtjes peng i Kuvendit dhe vetë Gjykatës

1 Shtator, 14:54| Përditesimi: 1 Shtator, 17:02

  • Share

“Pavarësisht debatit institucional dhe vendimit të vetë Gjykatës Kushtetuese për të ndërruar gjatë vitit 2025, tre anëtarë të kësaj gjykate, skema e përtëritjes, duket se ka dështuar në praktikë.”

Tre gjyqtarët pjesë e skemës së rifreskimit janë: Elsa Toska, Holta Zacaj dhe Sonila Bejtja, për mandatin e së cilës Gjykata Kushtetuese nuk është shprehur ende. Për vendin e Elsa Toskës, dorëhequr një vit më parë, zëvendësimi ka ngecur, pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi rrëzoi kandidaturat e paraqitura si të papërshtatshme, dhe i kërkoi Kuvendit të Shqipërisë, të hapë garën nga e para.

Parlamenti, i vënë nën akuzë se ka përcaktuar gabim afatet se kur fillon e kur mbaron mandati i gjyqtarit që do të zëvendësojë Elsa Toskën, nuk e ka hapur më garën, duke pritur një interpretim final nga vetë Gjykata Kushtetuese. Sa i takon zëvendësimit të Holta Zacajt, e cila refuzoi vetë të ikte, por gjykata e detyroi të nisnin procedura e zëvendësimit, ka sërish një ngërç.

Gjykata e Lartë e ha kapur garën që në dhjetor, por pavarësisht se kanë kaluar 10 muaj, kandidatët që janë paraqitur për këtë vend, nuk janë vlerësuar të gjithë. Kontrolli ka mbaruar për ish-kryetaren e KLGJ, Naureda Llagami, ish Komisionerin Publik, Florian  Ballhysa dhe gjyqtarin e lartë, Asim Vokshi. Procesi vazhdon për ish kryetarin e KQZ-së, Denar Biba, dhe ish komisioneren e vettingut, Alma Faskaj.

Edhe pse ligji për Gjykatën Kushtetuese ka parashikuar 4 muaj për zëvendësimin e një anëtari të gjykatës, në këtë rast, KED nuk ka qartësuar arsyet se pse po zgjat kaq shumë verifikimi i kandidatëve, një prej të cilëve do të zëvendësojë Holta Zacajn. Sa i takon mandatit të tretë, të Sonila Bejtjas, Presidenti i Republikës ka 8 muaj që ka vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese por kjo e fundit e ka lënë seancën e parë gjyqësore për këtë çështje më 16 tetor.

Me këtë ritëm, brenda vitit 2025 mund të zëvendësohet vetëm 1 gjyqtar kushtetues, Holta Zacaj dhe jo dy të tjerët, duke zhbërë kështu skemën e ripërtëritjes, njohur nga vetë gjykata Kushtetuese, ku çdo tre vjet, duhet të ikin njëherësh tre anëtarë.

K.T./SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?