Sonila Bejtja

Politikë

Ripërtëritja e Kushtetueses/ Syri kërcënon anëtarët e Gjykatës: Burg nëse ndërprisni mandatin e gruas së Andi Bejtjes, shefit të lajmeve te Syri Tv

17 Dhjetor 2024, 16:47| Përditesimi: 17 Dhjetor 2024, 16:54

  • Share

TIRANË - Në një kohë kur debati për ripërtëritjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese është ndezur, sa i përket edhe mandatit të kryetares së kësaj gjykate Holta Zaçaj, mesa duket halli më i madh i opozitës është tek njëri prej anëtarëve të kësaj Gjykate.

E bëhet fjalë për gjyqtaren Sonila Bejtja e zgjedhur si anëtare nga ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, sot në burg.

Kjo gjyqtare është edhe bashkëshorte e Andi Bejtja shefit të lajmeve te Syri Tv. E pikërisht në njërin prej emisioneve të këtij televizioni, këshilltari ligjor në PD, Marash Logu ka kërcënuar me burg anëtarët e Kushtetueses që do vendosin për ndërprerjen e mandatit të zonjës Bejtja.

Logu u shpreh se “nëse bëhet kjo, të gjithë ata anëtarë të Gjykatës Kushtetuese të cilët do të ngrenë dorën dhe kartonin për ndërprerjen e mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja, do të shkojnë në burg pasi kanë shkelur Kushtetutën dhe ligjin".

Marash Logu bëri të ditur se nëse shkohet deri në ndërprerjen e mandatit të zonjës Bejtja, grupi parlamentar i Partisë Demokratike do ta kallëzojë menjëherë në SPAK. 

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 18/12/2024 04:58

    Cfare paradoksi! Marashi qe ka celsat e kashtes kercenon me burg ata qe japin vendimet gjyqesore!Vetes do t'ja japin denimin o Marash?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?