Politikë

Ripërtëritja e Kushtetueses, Vasili: Presidenti Begaj u rreshtua krah rrëmbyesve të Gjykatës

30 Janar, 20:49| Përditesimi: 30 Janar, 21:10

  • Share

Presidenti i Republikës Bajram Begaj i kërkon Gjykatës Kushtetuese të sqarojë një herë e mirë situatën se si do të bëhet ripërtëritja e vetë Gjykatës këtë vit. Begaj i kujton Kushtetueses se në 2025-n duhet të ishin 3 gjyqtarët që do të ndërroheshin, përfshirë edhe mandati i Sonila Betjas, si emërtesë e Presidentit. 

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili thotë se me këtë veprim Begaj po rreshtohet hapur në një krah me rrëmbyesit e Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti behet pjesë aktive e rrëmbimit te Gjykates Kushtetuese!

Presidenti i Republikës ben kerkese per hapjen e vakances per Gjyqtaren kushtetuese Sonila Bejtja duke deklaruar kesisoj hapur rreshtimin ne nje krah me rrembyesit e Gjykates Kushtetuese.

Mandati i Bejtjes mbaron ne vitin 2028 sepse ajo zevendesoi Gjyqtarin Besnik Muçi, qe mori nje mandat te plote me dekret te Presidentit Meta.

Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi ne vitin 2019 konfirmon ne menyre asgjesuese kete fakt, me dokumentin e shpalljes se rezultateve dhe pikeve pas shqyrtimit te kandidateve, qe konkuruan per kete MANDAT TË PLOTË!

Presidenti duhet te terhiqet menjehere nga kjo kerkese antiligjore dhe te mos kompromentoje me tej dhe me rende institucionin, qe perfaqson dhe qe ka detyre te zbatoje Kushtetuten dhe ligjin dhe te mos i sherbeje rrembimit dhe asgjesimit te Gjykates Kushtetuese.


Lajmi kryesor:

Mbarimi i mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja, Presidenti Begaj kërkesë Gjykatës Kushtetuese: Sqaroni situatën, si do bëhet ripërtëritja


S.G/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?