Rishfaqet COVID në Berat, shefi i repartit infektiv: Nuk kanë munguar rastet edhe te fëmijët! Grumbullimet duhet të shmangen

5 Korrik 2022, 19:42| Përditesimi: 5 Korrik 2022, 19:49

  • Share

4 raste tek moshat e rritura dhe dy raste të rënda tek fëmijët u regjistruan me Covid 19, në Urgjencën e spitalit të  Beratit, 24 orët e fundit

Shefi i Repartit Infektiv Vladimir Kumaraku tregon se fëmijë të infektuar me Sars Cov2 vijnë kryesisht nga familjet emigrantëve që kanë ardhur me pushime në Berat…

“Javën e fundit kemi patur goxha sëmundshmëri të lartë, me temperatura rebele 39 dhe 40 dhe nuk kanë munguar dhe rastet me covid tek fëmijët, një nga të cilët e kemi çuar në Tiranë në pediatri. Një prej rasteve i kemi patur të ardhur nga Italia' tha shefi i repartit të spitalit Vladimur Kumaraku

Referuar edhe shifrave të fundit me Covid, në të gjithë territorin, Kumaraku këshillon respektimin e masave anticovid, kryesisht shmangien e grumbullimeve

'Grumbullimet duhet të shmangen. Njerëzit të jenë vigjilentë të shmangin kontaktet me njerëz që manifestojnë temperatura dhe sidomos me ata që vijnë nga jashtë shtetit sidomos periudha katër ditore që është periudha dhe kur merret infeksioni'- tha Kumaraku.

Në  24 orët e fundit në shkallë vendi janë regjistruar 147 qytetarë të infektuar ku 8 raste pozitive janë nga Berati.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?