Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri

Politikë
Top 24

Rishfaqet ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri njofton dalje përpara mediave javën tjetër

26 Tetor 2018, 17:34| Përditesimi: 26 Tetor 2018, 19:37

  • Share

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pas një heshtje disamujore, ka njoftuar një dalje urgjente përpara mediave javën e ardhshme. 

I kontaktuar nga Report Tv, ish-ministri Tahiri konfirmoi daljen e tij publike në një konferencë të jashtëzakonshme javën që vjen por pa specifikuar temën e kësaj konference.

Dalja për mediat e Tahirit do të jetë në një sallë konferencash të një prej hoteleve të njohura në Tiranë. Ish-ministri i Brendshëm ka qëndruar i distancuar nga mediat që prej dorëzimit të mandatit të deputetit në maj të këtij viti, për të qenë i gatshëm për t'u përballur me akuzat e drejtësisë për trafik droge me Habilajt. 

Por nga ana tjetër Tahiri nuk ka munguar në rrjetet sociale ku ka qenë mjaft aktiv duke pasqyruar kohën e lirë. Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyre me tre muaj hetimet për ish-ministrin e Brendshëm.

Komento

Komente

  • lab: 27/10/2018 12:36

    i vetmi qe i ka treguar vendin gjaksorit te gerdecit dhe 21 janarit berishes qe akoma po tallet me gjakun e derdhur te shqipetareve Rama duhte ti vere gishtin kokes dhe me cdo kusht gjaksoret e vendit para drejtesise

    Përgjigju
  • Ops: 27/10/2018 08:05

    Qenkan trrembur komunistet se cfar do te thote Saje Qorri

    Përgjigju
  • Veshgjati Viçidolit: 26/10/2018 23:18

    Veç Birisha e ben zap ket Sajen.

    Përgjigju
    • Vlorë: 27/10/2018 08:04

      Dhe Berisha ja hëngri ka.., asgje si bëri

  • Justice: 26/10/2018 21:57

    Kush eshte Saimir Tahiri? Pergjigjen e dinte Enveri

    Përgjigju
  • Fraiku: 26/10/2018 20:44

    Ky eshte larguar nga parlamenti dhe jeta politke perse duhet te jape konference per shtyp? Mos eshte bere kengetar dhe do lancoje klipin e pare? Ik o Saje ik perballoje burgun si burrat, boll bere presion se tani Rama nuk degjon me nga ai vesh.

    Përgjigju
    • Tani: 27/10/2018 08:57

      Jo jo se degjoi! U dorehoq ministri i brendshem sot....

  • Moisiu: 26/10/2018 18:57

    Saja neser shpall kandidaturen per kryetar bashkie...

    Përgjigju
  • Tahipi: 26/10/2018 18:39

    Shum urgjente qenka ,

    Përgjigju
  • lumberjack: 26/10/2018 17:46

    a tahir tahir, jepi vlla se po ti mer klikimet me protagonizmin e diteve te fundit gjush xhuxhi, aman se tani qe do mbyllen llotot do fillojn bastet per ne reç

    Përgjigju
    • Loqka: 26/10/2018 20:23

      Jepi se erdhi sebepi...

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?