Rishfaqet Koeman, sot Rumania synon befasinë kundër Holandës! Depay: Tani nis Evropiani për ne

2 Korrik, 14:30| Përditesimi: 2 Korrik, 18:04

  • Share

Në ‘Allianz Arena’ do luhet sot, duke nisur nga 18:00 sfida e parafundit e fazës së 1/8 të Evropianit, me Rumaninë që ka marrë të gjitha masat për të befasuar Holandën. Te ‘tulipanët’ është momenti më kritik i Euro 2024, pasi humbja me Austrinë në grup ka sjellë një lum kritikash ndaj trajnerit Koeman, i cili shmangu edhe konferencën për shtyp. Megjithatë para ndeshjes me Rumaninë ai është rishfaqur dhe ka pohuar se ‘ajo ndeshje ishte zhgënjyese’, ndërsa e ka cilësuar kundërshtarin e sotëm si një përfaqësuese shumë kompakte’.

Koemanit nuk i pëlqen që Holanda konsiderohet si favorite, teksa thotë se ‘Rumaninë e kanë marrë shumë seriozisht’. Depay ka shkuar më tej duke pohuar se ‘tani fillon Evropiani për Holandën’.

Te Rumania situata është krejt tjetër. Përfaqësuesja e drejtuar nga Iordanescu, pas paraqitjes pozitive në grup, beson se mund të avancojë më shumë se 1/8. Trajneri është treguar emocional, duke pohuar se ai numër i madh tifozësh që e mbështet Rumaninë në Gjermani ka motivuar shumë futbollistët, të cilët duan të bëjnë historinë me kombëtaren e tyre. Më herët Rumania ka arritur vetëm në një rast të shkojë në çerekfinale, në vitin 2000, dhe sot do tentojë ta barazojë këtë rekord.

Pas Rumani-Holandë, në orën 21:00 do jetë sfida e fundit e 1/8 që luhet mes Austrisë dhe Turqisë. Austriakët shihen si favoritë për të shkuar në çerekfinale në një kohë kur bënë super paraqitje në grup, ndërsa Turqisë i mungon regjizori Hakan Calhanoglu për shkak kartonësh. Megjithatë përfaqësuesja e drejtuar nga Montella beson shumë te ‘yjet’ e rinj të kombëtares, si Yldiz dhe Arda Guler.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?