Martin Henze dhe Sali Berisha

Rishfaqet në krah të Berishës këshilltari i rremë i Merkelit që kancelarja as nuk e njeh

21 Shkurt 2020, 13:18| Përditesimi: 21 Shkurt 2020, 13:20

  • Share

Një personazh fantazëm që viziton shpesh Tiranën është rishfaqur sërish në media, por këtë herë në krah të Sali Berishës. Bëhet fjalë për gjermanin Martin Henzë, i vetëshpallur si këshilltar i Angela Merkel. Gjatë një konference të sponsorizuar nga Partia Demokratike, Henze i ulur pranë Sali Berishës ka bërë edhe një prezantim për ‘Sfidat dhe vizionet në shëndetësi’.

Por kush është Martin Henze për CDU-në gjermane dhe sa i afërt është ai me kancelaren Merkel? Në fakt, e gjithë historia e ngritur në Tiranë nga PD rezulton një sajesë. CDU jo vetëm që nuk e ka këshilltar Martin Henzen, por mbi të gjitha as nuk e njeh fare. Pak muaj me parë, kur Henze filloi të shëtiste në të gjithë aktivitete e Lulzim Bashës, portali JavaNews kontaktoi me CDU-në gjermane për të mësuar më tepër rreth këtij personazhi që as Google nuk e njeh. Përgjigja e partisë së Merkelit do të ishte befafusese.

Në qershor 2019, gazetari Ardit Rada komunikoi përmes postës elektronike me partinë gjermane.
Nën/zëdhënësi i CDU, zoti Bülend Ürük bëri kërkimet e nevojshme dhe u përgjigj për JavaNeës.al se Dr. Martin Henze është i panjohur për Unionin Kristian Demokrat.
“I nderuar zotëri,
Ju falenderojmë për kërkesën tuaj. Zoti Martin Henze është i panjohur për CDU Gjermani. Ai nuk është një këshilltar i CDU, aq më pak i Annegret Kramp-Karrenbauer, lidere e Unionit Kristian Demokrat, apo i Presidiumit, apo i Bordit Kombëtar Federal të CDU. Ne nuk e njohim këtë person” – është përgjigja e CDU në Berlin, për JavaNews.al
Për ta konfirmuar qartësinë e identitetit, zyrtari gjerman telefonoi pranë JavaNeës.al duke kërkuar edhe njëherë emrin e saktë të zotit Henze.
Për t’i ardhur në ndihmë, redaksia i dërgoi profilin e Twitter ku Henze ka bërë deklaratën si dhe disa shkrime me foton e tij, të publikuara në portalet shqiptare.
Përgjigja zyrtare e CDU ishte e njëjtë duke theksuar se ai mbetet i panjohur për ta.
Arsyet përse zoti Henze është paraqitur nga Partia Demokratike si këshilltar i Angela Merkel janë të qarta, por pozicioni i tij i rremë tashmë ka dalë në dritë prej kohësh. Mesa duket PD ka para tepër për të paguar edhe “fantazma”…/lexo.al

Komento

Komente

  • PISI KOMONIST: 21/02/2020 13:37

    Shikoni se sa të pa skrupullt jan këta fundërrinat e pd me në krye ktë malokun kriminel sekretarin e partis salhe. Kan filluar e sjedhin fantazma në Shqipri aq të dëshpëruar jan. Pty rac e keqe rac pise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?