Rishfaqet sëmundja e zgjebes, shtim i rasteve të konstatuara! Mjekja: Ka qenë gjithmonë  e pranishme! S’prek vetëm personat që s’kanë higjienë personale

25 Janar, 16:34| Përditesimi: 26 Janar, 21:37

  • Share

Tirane- Sëmundja infektive e Skabjes që njihet ndryshe në gjuhën popullore si sëmundja e zgjebes është rishfaqur në vendin tonë. Sipas bluzave të bardha ditët e fundit ka pasur një shtim të rasteve të diagnostikuar me këtë patologji.

Skabja është një patologji infektive, është një lloj paraziti i organizmit i cili gjithmonë është në qarkullim, nuk është se ndonjëherë ka situate që nuk ekziston fare. Por, në këtë periudhë është në një masë më i shtuar", thotë mjekja Violeta Dajçi, dermatologe në QSUT.

Nëse dikur konsiderohej si sëmundje e turpshme që prekte personat që nuk mbajnë higjienë personale, mjekët thonë se tashmë situata ka ndryshuar. Zgjebja prek këdo që bie në kontakt me këtë infeksion. Pavarësisht këtij fakti, sipas bluzave të bardha më të riskuar janë fëmijët dhe të diagnostikuarit me sëmundje bashkëshoqëruese. 

"Ka filluar të ndryshojë mënyrën e sjelljes ku në përgjithësi skabja është njohur si një parazit që prekte personat që nuk kanë higjenë të mirë personale, tani është ndryshe. Kjo patologji shfaqet më rëndë në rastet kur pacientët janë me sëmundje të tjera kryesishtë ata që kanë edhe sëmundje imunodeficense, ata që kanë patologjiapo kanë kryer transplante, etj”, thotë mjekja.

Por në cilat pjesë të trupit shfaqet më shumë paraziti i zgjebes, që shkakton kruajtje të vazhdueshme dhe irritim të lëkurës?

“Palat e lëkurës, që do të thotë janë sqetullat ose aksilat. Zona inguale, do të thotë rrëzë kofshëve, është barku, pjesa e organeve gjenitale në të dyja sekset. Është gjoksi, kryesishtë edhe pjesa e kycceve dhe gishtave”- tha mjekja.

Ashtu si në çdo rast kur bëhet fjalë për shëndetin, mjekët këshillojnë qytetarët që të paraqiten tek mjeku për diagnostikim të saktë, sapo kanë dyshime se mund të jenë prekur nga zgjebja.

"“Kryesishtë mjekimi bëhet me anë të të kremërave ose pomadave që janë me bazë squfuri ose të permetrinës, që në fakt është edhe emri që shkakton skabjen. Mjekimi është individual, jo ccdo person  mjekohet njëlloj”- u shpreh mjekja Dajçi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?