Deizi Arapi

'Gangsterja’ e Bilishtit Deizi Arapi sërish në telashe me policinë, sherr me 22-vjeçarin, dëmtojnë makinat e njëri-tjetrit

2 Dhjetor 2023, 15:18| Përditesimi: 2 Dhjetor 2023, 16:05

  • Share

KORÇË- Deizi Arapi, 28-vjeçarja nga Bilishti e njohur për konflikte të vazhdueshme është rikthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes.

Policia njofton se e reja dhe një 22-vjeçar janë konfliktuar për motive të dobëta dhe më pas i kanë dëmtuar makinat njëri tjetrit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Xh. N., 22 vjeç dhe D. A., 28 vjeçe, të dy banues në Bilisht, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, i kanë dëmtuar njëri-tjetrit, automjetet”, njofton policia.

Deizi Arapi është një emër i njohur për policinë për shkak të përfshirjes në shumë konflikte edhe më parë në qytetin e Devollit. Konflikte ka pasur edhe me një deputet të zonës, Bledion Nallbatin, ndaj të cilit ka hedhur akuza për djegien e automjetit ngjarje e ndodhur në shtator të 2022.

Gjithashtu Deizi Arapit i është djegur edhe herë të tjera makina nga konflikte që ka pasur me persona të ndryshëm. Duket se 28 vjecarja nuk i ndahet konflikteve dhe këtë radhë është përfshirë në konflikt pikërisht me një 22 vjecar të cilit i ka dëmtuar mjetin dhe anasjelltas. Nuk dihet nëse kjo ngjarje ka lidhje me konflikte të mëparshme të saj.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alex: 03/12/2023 13:15

    Pune jevgjsh gjelle qensh

    Përgjigju
  • Gripi: 02/12/2023 21:15

    Po cfare jane keto lajme? Gangesterja e Bilishtit etj. I krijoni imazh dhe publicitet njerezve pa vlere madje qe nxitin antivlera. Kjo eshte nje mjerane qe ka gjetur menyren e gabuar dhe profesionin me te vjeter ne bote per te shijuar jeten. Te beje cfare te doje por jo lajm ne portale serioze.

    Përgjigju
    • Vgg: 03/12/2023 10:57

      "qytetin e Devollit". Ja sa seriozë janë.

  • Vendi i duhur: 02/12/2023 16:27

    Kesaj injoranteje qe ben si gangsterre, i ka marr koka erë e byt... zjarr.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?