Pritshmëritë për të ardhurat ulen me 63.1 mld lekë! Ekspertët: Kujdes me borxhin, rëndon xhepin e qytetarëve. Miratoni paketë shtesë
63.1 miliardë lekë më pak se në buxhetin e parë pritet të mblidhen këtë vit. Rishikimi i fundit i buxhetit parashikon që deri në muajin dhjetor të mblidhen në total 446.5 miliardë lekë nga 509 miliardë që u parashikua në fillim. Ekspertët thonë se këto të dhëna janë panorama e parë e krizës ekonomike që po kalon vendi si rezultat i pandemisë.
“Nxjerrja e aktit normative për të parë treguesit fiskal është piktura kryesore dhe e parë që ne kemi për të parë impaktin që kriza ka pasur në ekonomi dhe më pas në financat publike”, thotë Stringa.
“Nga kjo mbyllja me 50% nënkupton që Shqipëria kishte një humbje potenciale me 650 milionë dollar në të gjithë muajit e mbyllur.
Me çfarë humbje mund ta mbyllim vitin?
"Diskutohet që të mbyllet me minus 1.5 miliardë dollar”, deklaron Muço.
Azmi Stringa ekspert i ekonomisë thotë për Report TV se një rënie kaq e lartë e të ardhurave rrezikon ndjeshëm xhepat e qytetarëve.
“Duke qenë se kemi më pak të ardhura për qytetarët kemi një rrezik që të mos përmbushim ato rreziqet e domosdoshme për ta mbajtur ekonominë që të vazhdojë normalisht ose për ta mbështetur atë, ose për të bërë investimet e nevojshme dh eta kthejmë atë në rrugën ngritëse”, sqaron eksperti.
Nga ana tjetër eksperti Klodian Muço zgjidhjen për kapërcimin e situatës e shikon tek injektimi i parave tek biznesi që gjeneron punësim dhe tek rikualifikimi i të papunëve si pasojë e pandemisë.
“Masa ndihmë biznesit dhe konsumatorit. Qytetarëve pasi janë reduktuar të ardhurat janë shkurtuar vendet e punës dhe në të tilla kushte duhet të subvencionohen dhe të mbështeten. Aspekti i dytë është biznesi. Në për biznesin bëmë shumë pak e vetmja ndihmë reale ishte pezullimi i taksave”, thotë Muço.
Në kah të kundërt me të ardhurat janë shpenzimet të cilat janë shtuar ndjeshëm për të përballuar nevojat e pandemisë. Rritja e borxhit dhe e deficitit për ekspertët po kalon çdo limit, dhe se ai do të rëndojë më tepër xhepin e qytetarëve.
“Të kuptojmë një gjë rënia e të ardhurave për qytetarët do të thotë borxh më i lartë dhe ky është borxhi i qytetarëve”, pohon Stringa.
“Deficit buxhetor këtë vit do të jetë më i larti historisë që në vitin 1999, ose rreth 1.1 miliardë euro”, shpjegon Muço.
Referuar akti të ri normativ borxhi publik për këtë vit mund të arrijë në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ose 10.3 miliardë euro por pa përfshirë efektet e kursit të këmbimit.
Po borxhi I jashtem sa eshte? Ka ardhur koha qe te ulen shpenzimet,investimet,te mos behen me amnisti fiskale,te ulen suvencionimet,dhe kerkesa e kontrrolli tatimor te ashpersohen me shume.U.S.A.e ka deficitin e brendshem me trillion $,por ata jane sa nje continent dhe jane superfuqi boterore.Po Shqiperia e vogel sa nje minishtet amerikan pse ka kete deficit kaq super te madh ne proporcion me siperfaqen e popullsine?Vertet qe ndodhi termeti dhe korona,por keta vetem sa I vune kapelen nje problem qe po ritej prej kohesh.
PërgjigjuSka lidhje buxheti më realitetin. Këtu qarkullojnë lekë të tjera që as taksohen asgjë. Janë lekë drogë e lekë trafiqesh e lekë korrupsioni. As e ndjen fare rënien ekonomia. Robt kanë ulur vajtjen në lokale prandaj ka rënë xhiroja. Po shkoni ne dhermi e shihni. Plot me rob. Hotelet me çmime dyfish se ska vende. Po kështu kudo
Përgjigju