Rishikimi i 6 i buxhetit 2021/ Shtohen pritshmëritë për të ardhurat, jepen 740 milionë lekë për zhvillimin rural për të mbështetur prodhimin

7 Dhjetor 2021, 16:23| Përditesimi: 7 Dhjetor 2021, 16:34

  • Share

Rikuperimi ekonomik pas goditjes që mori vendi në vitin e kaluar, ka qenë mbi pritshmëritë fillestare. Për këtë arsye qeveria në rishikimin e fundit të buxhetit, përveç se ka ndarë 3.5 miliardë lekë për të dhënë bonusin prej 5 mijë lekësh për pensionistët, ka vendosur të rrisë pritshmëritë për të ardhurat.

Nga 489.5 miliardë lekë që ishin pritshmëritë deri në aktin e fundit normativ, tanimë janë rritur me 18.2 miliardë lekë, dhe deri në fund të këtij muaj pritet të mblidhen 507.7 miliardë lekë.

Me të njëjtën vlerë janë rritur edhe shpenzimet, të cilat ishin parashikuar në vlerën e rreth 610 miliardë lekë, ndërsa me rishikimin e fundit është parashikuar të arrijnë në 628,2 miliardë lekë.

Si pasojë e performancës pozitive qeveria ka vendosur të rrisë parashikimin për të ardhurat dhe shpenzimet e bashkive, me 1.1 miliardë lekë. Ndërkohë qeveria i është përgjigjur pozitivisht edhe kërkesës së bashkive për të shlyer borxhet që kanë që nga ish komunat. Në aktin e 6 normativ të buxhetit të shtetit janë përcaktuar si transfertë specifike për shlyerje detyrimesh në vlerën e 500 milionë lekë.

Pjesën më të madhe të fondit e merr bashkia e Kavajës e cila si pasojë e borxheve të mëdha i është dhënë nga buxheti i shtetit 78.8 milionë lekë për vitin 2021. Më pas vjen bashkia Tiranë me mbi 61 milionë lekë, Vlora 46.4 milionë lekë dhe më pas vijnë bashkitë e tjera.

Po ashtu janë shtuar me 740 milionë lekësh shpenzimet programin  e  “Zhvillimit rural duke mbështetur prodhimin bujqësor, blegtoral, agroindustrial dhe marketingun.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?