Rishikimi i historisë, Milo: Duhet për të qartësuar disa momente! S’ka përmbysje, por ndriçim me dokumente të reja

4 Dhjetor 2023, 22:23| Përditesimi: 5 Dhjetor 2023, 07:33

  • Share

Debati për rishikimin e historisë është një çështje e ngritur së fundmi mes studiuesve dhe historianëve, të cilët e shikojnë me rëndësi një vendim të tillë.

Për të folur për rishkrimin e historisë, ish-ministri i Jashtëm, historiani Paskal Milo ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo" në Report Tv. 

Historia vetë si proces ka nevojë që të rishkruhet, mbështetur në disa argumente. Jo të gjitha ngjarjet mund të ndriçohen në të njëjtën kohë. Ka dokumente arkivore që dalin dhe shfrytëzohen gradualisht, jo të gjitha njëherësh. Është e nevojshme të rishikohet si është shkruar historia”, tha Milo.

Milo tha se është në grupin e punës që merret me historinë e shqiptarëve nga 1912 deri në 1990. Qëllimi i rishikimit të historisë sipas tij bëhet për të qartësuar disa momente ndërsa përmendi se janë gjetur dokumente të reja.

“Unë jam tek grupi i punës që merret me historinë e shqiptarëve nga 1912 deri në 1990. Ajo që është më e debatuara dhe që ka problemet më të mëdha. Ne sot jemi mbledhur si grup pune dhe kemi diskutuar se ku jemi me projektin dhe se çfarë problemesh kemi dhe si është ecuria e rishkrimit të kësaj historie”, shtoi ai.

Botimi i fundit i historisë së shqiptarëve është bërë para gati 20 vitesh dhe jam botuar 4 vëllime. Brenda kësaj periudhe janë gjetur dokumente të reja dhe janë de-klasifikuar. Në këto dokumente janë gjetur lëndë të mjaftueshme për rishkrimin e historisë. Për periudhën që unë kryesoj grupin e punës, të gjithë historianët kanë bërë kërkime të reja. Nuk ka përmbysje, por vetëm rishkrim të historisë për të qartësuar dhe ndriçuar më mirë momente të caktuara të historisë shqiptare. Sot është krijuar një opinion i gabuar që këtë proces të rishkrimit e cilësojnë si një proces përmbysje, si një proces rishkrimi total, dhe që thonë “do të ribëjmë historinë”. Historia bëhet vetëm një herë, por interpretohet dhe shkruhet shumë herë”, deklaroi më tej Milo i pyetur se në cilat pjesë do të ndërhyhet.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bedri: 05/12/2023 14:00

    Nje filo komunist si Paskali sigurisht qe minimale i duket nevoja. Me kaq krime qe kemi pare e do shohim te nje klike kriminale me ne krye megakriminelin Enver Hoxha asgje nga historia e asa periudhe nuk eshte e vertete derisa te konfirmohet. Akoma me keq, trashegimia qe ka lene deri sot me neokriminelet e kuq ku spikasin padyshim Sali Berisha dhe Edi Rama. Kjo eshte historia jone politike-korrupsion dhe krim i organizuar politik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?