Përveç pensionistëve, rreth 285 mijë qytetarë të shtresave në nevojë do të marrin shpërblim për fundvit në masën 5 mijë lekë.
“Paketa përfshin bonuse sociale në të njëjtën masë të shpërblimit që sapo iu akordua pensionistëve për: 64 mijë përfitues të ndihmës ekonomike; 73 mijë përfitues të pagesave mbështetëse të aftësisë së kufizuar; 36 mijë familje me fëmijë në ndihmë ekonomike; 68 mijë invalidë të punës; 44 mijë përfitues të pensioneve familjare. Brenda kategorive që mbështeten me këtë akt normativ, për kategori të posaçme siç janë p.sh familjet me ndihmë ekonomike, por me fëmijë, edhe ata marrin dyfishin e masës, që do të thotë marrin 10 mijë lekë të reja”, tha ministri Ervin Mete.
Po ashtu do të marrin një pagë shtesë punonjësit e administratës që kanë marrë pjesë në procesin e integrimit në BE.
“Parashikohet një shpërblim për 1144 punonjës të administratës shtetërore, përfaqësues në takimet bilaterale të zhvilluara në kuadër të procesit të negociatave për antarësim në BE, edhe për shkak të rezultateve të lavdërueshme dhe të vlerësimeve të larta që kanë marrë edhe nga Komisioni Evropian”, tha Mete.
Me rishikimin e dytë që i bëhet buxhetit të këtij viti, parashikohen edhe 800 milionë lekë mbështetje për çdo punonjës policie për kompensimin e tyre ushqimor, si dhe për disa bashki të vendit do të shpërndahen 2 miliardë lekë për të shlyer borxhet e prapambetura.
Fondet për këto ndryshime, janë marrë nga projektet që nuk kanë pasur ecuri pozitive.
“Rialokimet bëhen nga projekte të huaja apo të brendshëm që për shkak të ecurisë vlerësohet që është më efektive të riaolokohen në projekte me ecuri më pozitive”, tha ministri.
Në total Ministri i Financave Ervin Mete tha se ky akt normativ rialokon 20 miliardë lekë, por nuk ndryshohet parashikimi për të ardhurat dhe shpenzimet për vitin aktual.
Po kto thon jan 5 milek jo 10 sic thuhet ketu faleminderi
PërgjigjuPo per policet ska
PërgjigjuPo per ne nenat e vetme me dy femije un jam ne nje pune me rroge te ulet ndaj sma japin ndihmen ekonomike mezi paguaj qerane a do jepet nje ndihme per ne
Përgjigjudo marin patronaxhistat me nje fjal.yyyp xhixhiiiii
PërgjigjuPO mir o mir..po mesuesit ku i le...
PërgjigjuKosova 100€...Shqiperia 5 mij lek...Kaq e varfer qenka Shqiperia? Po normal se nuk i del pokitikes te festoj ne gjitha skajet e botes me lekt e ktij popull fukara.Harram e paqi o te babzitur,Kosova esht pasqyra ku te shikoni sa te qelbur jeni dhe sa mendoni per popull
PërgjigjuPo ketyre qe mbajten mikrofonon ne BE kush ja hartoi prezantimet?? Apo vetem keta qe mbajten mikrofonin te marrin shperblim.
PërgjigjuPropozoj takse per cdo turist qe hyn ne shqiperi, per pensionati dhe Spak.
PërgjigjuPo policia garda dhe zjarrfiksja pse smerr rroge te 13 o plere Pse se zbatoni ligjin per njerezit qe lodhen me shume dhe sakrifikojne Cdo dite e nate ne diell e shi e ftohte. Mos e gzofshi jeten se smeriton asnje dite te bardhe o plera pa shpirt.
PërgjigjuNuk marrin shperblime keto kategori sepse jane ne gadishmeri per festa dhe nuk u duhen leket ????????
PSE vetem ATA? Po ushtria.arsimi.mjekesia.punonjesit e pastrimit etc nuk Duan? Komento sic duhet e permendi te gjithe se te gjithe bejm vit te ri
Shperblimi prej 5000 lekesh per pensionistat eshte turpi dhe pafytyresia e kesaj qeverie,eshte nje skandal i ndyre qe behet nga babezia per te vjedhurdhe kjo ndodh se opozita eshte dhier duke u munduar te ngjalli kriminelin Sali non grata dhe ta sjelli ne pushtet prandaj Edi Rama tallet se ska konkurente.Te japi Kosova qe eshte shtet i ri dhe me shume halle nga 100 euro pensionisteve dhe femijeve dhe ky palla qe ka 12 vite ne krye te shtetit tallet me shtresen me vatkeqe ju jep aq sa per te blere nje zog pule.TURP,TURP,TURP....
PërgjigjuMe ndihmo pak se komshit te posta shqiptare perball mullirit me kane vjdh pakot bllokoj gjith policin
Këta turpin e janë me bukë