Buxheti i shtetit po rishikohet për herë të parë për këtë vit me qëllim financimin e projektit të investimit startup "Machine Thinking Lab". Ky startup inovativ drejtohet nga shqiptarja Mira Murati dhe qeveria shqiptare do të bëhet aksionere me një vlerë prej 10 milionë dollarë.
Në aktin normativ thuhet se Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) në cilësinë e aksionerit të vetëm të Korporatës së Investimeve Shqiptare (KISH) sh.a, ka përcjellë kërkesën për financimin e pjesëmarrjes së Qeverisë shqiptare në projektin e investimit startup "Machine Thinking Lab", në një vlerë jo më pak se 10 milionë USD (1 miliardë LEK).
“Ky startup është një nga projektet më inovative në nivel global në fushën e Al, me potencial të madh për avancim teknologjik dhe të ardhura ekonomike për vendin, duke ofruar përfitime strategjike për Shqipërinë në tërësi, ku përveç ndikimit ekonomik të drejtëpërdjrejtë, ky partneritet do të rrisë pozicionin e Shqipërisë në komunitetin global teknologjik, duke treguar angazhimin e vendit për të mbeshtetur teknologjitë inovative dhe hulumtimin e avancuar. Kjo do të tërheqë investitorë ndërkombëtarë dhe do të pozicionojë vendin tonë si një qendër për kërkimin dhe zhvillimin e AI, një bashkëpunim që do të shërbejë si një mundësi marketingu global për vendin tonë”, thuhet në relacion.
Ky financim prej 10 milionë dollarë sipas relacionit do të mbulohet nga të ardhurat e fituara nga Agjencia e Adminsitrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe konfiskuara.
Mw 15 prill kryeministri Edi Rama për herë të parë tregoi që Shqipëria do jetë bashkëfinancuese, e start up-it më të ri të Mira Muratit në fushën e inteligjencës artificiale quajtur, Thinking Machines Lab.
Gjatë një vizite në një kompani, kreu i qeverisë tha se ka ardhur koha që shteti të ‘hyjë’ nëpër kompani, që të ndihmojë në financimin e tyre, por që të ketë gjithashtu edhe përfitimin e tij.
Kështu, kreu i qeverisë zbuloi se një propozim të tillë ia ka parashtruar edhe shqiptares Mira Muratit.
Kryeministri ripërsëriti deklaratën e tij se Mira Muratit i ka kërkuar ndihmë që të ndihmojë vendin tonë për t’u integruar në BE. Shqipëria po e përdor Inteligjencën Artificiale në përkthimin dhe njësimin e legjislacionit tonë me atë europian.
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Komente
