Foto ilustruese

Sport

Risi në futbollin shqiptar, ndërtohet qendra e përhershme e sistemit VAR! Përdoret nga sezoni i ri

25 Prill, 12:15| Përditesimi: 25 Prill, 12:23

  • Share

TIRANË - Duke nisur nga sezoni futbollistik 2025/2026, sistemi VAR (video assistant referee) në futbollin shqiptar do të funksionojë nga një qendër e përhershme e dedikuar, e ndërtuar në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë. FSHF ka ndërmarrë këtë hap të rëndësishëm për modernizimin dhe rritjen e standartit të arbitrimit shqiptar.

Kjo qendër do të monitorojë pesë ndeshje të Superligës njëkohësisht, duke eliminuar kështu nevojën për qendrat e lëvizshme që janë përdorur deri më tani. Në dispozicion do të jenë 5 dhoma VAR-i, te pajisura me teknologjinë më të fundit, ku arbitrat do të kenë mundësinë të analizojnë momentet e diskutueshme.

Përveç ndeshjeve të Superligës, kjo qendër do të shërbëjë edhe për ndeshje të zgjedhura nga kampionati i Kategorisë së Parë, apo kampionatet e tjera në varësi të sfidave.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?