Tashmë brezat e ardhshëm do mund të studiojnë muzikën ‘jazz.’ Muzikantët e rinj do të kenë mundësinë ta kenë këtë zhanër të muzikës, që dikur ishte i ndaluar në Shqipëri.
Lajmin e bëri të ditur pedagogu i njohur, Gent Rushi. Ai shkruan se gjithçka u arrit nga këmbëngulja e tij dhe kolegëve të tij. Më tej, shton se muzika Jazz do mund të studiohet me kohë të plotë dhe fton të gjithë artistët e rinj të bëhen pjesë.
“Për të gjithë muzikantët Shqiptar! Dikur nuk na lanë ta kishim. As ta dëgjonim, as ta luanim e jo më ta studionim. Tashmë pjesë e skenave botërore. Kjo është cv e Jazz-it në Shqipëri. Misioni po fillon të përmbushet. Për brezat e muzikantëve që i privuan nga çdo gjë, dhe për muzikantët e rinj që do të vijnë e kemi tani në Universiteti i Arteve, Tirane full time, degën e Jazz-it. Me këmbënguljen tonë dhe ndihmën e pakursyer dhe largpamësin e Prof Arben LLozi, Prof Isak Shehu.
Provimi i parë “Ear Training” studentët e parë Kristi Pasmaçiu piano, Llazar Toni Ifthimiu bass, Teoman Ukqa drums.
Me pedagogët e parë Gent Rushi, Emiljan Dhimo Andi Kongo Angjelin Toma.
Ju them të gjithëve e kemi Jazz-in në Shqipëri. Shkolla i ka dyert e hapura!”- shkruan Rushi.