Sistemi VAR

Risi nga FSHF-ja, sistemi VAR do përdoret në disa ndeshje të Kategorisë së Parë

18 Janar, 12:07
  • Share

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se së shpejti do të nisë implementimin e sistemit teknologjik VAR edhe për disa nga ndeshjet e Kategorisë së Parë.

Përfshirja e sistemit VAR (video assistant referee) edhe në ndeshjet e kësaj kategorie ka qenë një objektiv i hershëm i FSHF-së ndërkohë që ky sistem përdoret në Superiore që prej sezonit 2021-2022 dhe tashmë përdoret rregullisht prej tre sezonesh ashtu si edhe në Kupën e Shqipërisë, duke filluar që nga faza çerekfinale e deri në finalen e madhe.

FSHF është duke bërë përgatitjet e fundit që përfshirja e sistemit VAR të nisë menjëherë në pjesën e dytë të sezonit për disa ndeshje të Kategorinë e Parë. Kështu edhe në nivelin e dytë të futbollit në Shqipëri do ketë më pak aludime për parregullsi nga gjykimi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?