Nga data 19 gusht 2025, do të nis aplikimi i risisë që thjeshton procesin për të gjithë drejtuesit e mjeteve që zotërojnë Certifikatën e Aftësimit Profesional (CAP)
Sipas një njoftimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, kjo certifikatë do të përfshihet automatikisht në lejen e drejtimit dhe nuk do të lëshohet më si dokument i veçantë.
Të gjithë aplikantët për leje drejtimi do ta kenë CAP të pasqyruar në dokument si Kodi 95, një praktikë e unifikuar me standardet e Bashkimit Europian.
Kjo risi sjell disa përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët:
Thjeshtim i procedurës, vetëm një dokument për lejen dhe CAP.
Ulje kostosh, pasi shmangen pagesat shtesë për kartonin e veçantë.
Lehtësi për aplikantët e rinj është se ata nuk do të paguajnë më për CAP si dokument më vete.
Komente
