TIRANË- Për herë të parë në zgjedhjet e 14 majit, komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të raportojë çdo 60 minuta për pjesëmarrjen e votuesve në të gjithë vendin.
Nënkomisionerja shtetërore e Zgjedhjeve, Lealba Pelinku thotë se të dhënat do të merren drejtpërdrejt nga pajisjet e identifikimit biometrik.
“KQZ synon që në përmirësimin dhe shtimin e funksionaliteteve të teknologjisë, që ne tashmë e zotërojmë, të implementojmë dhe funksionalitetin e përcimit të përqindjes së pjesëmarrjes me një frekuencë të rregullt, çdo një orë, nëpërmjet pajisjes, duke patur mundësi të kemi një vlerë më të saktë të pjesëmarrjes cdo një orë. Kërkon një ndërhyrje, përcimin dhe transmetimin vetëm me një kah, vetëm informacion dalë”, tha Pelinku.
Për votimin dhe numërimin eletronik, që gjithashtu zgjerohet edhe me Elbasanin e Kamzën, pas dhënies së fondit 2.5 miliardë lekë nga qeveria, Pelinku thotë se përllogariten afro 400 Qendra Votimi. Për ta, kërkohet gati 10-fishi i pajisjeve të votimit elektronik, për të cilat KQZ është në fazën e blerjes.
“Me miratimin e fondit nga kqz, jemi në fazën e miratimit të dokumentacionit për të vijuar me fazën e prokurimit, për shkak të kohës në dispozicion, duke patur parasysh shtrirjen në rrëth 400 qendr VOTIMI, kemi gati 10 fishim të qv ku do të aplikohet votimi dhe numërimi elektronik, do kemi atë të negoocimit me shpallje. Karakteristikat janë të implementuara tashmë, jemi të detyruar të blejmë pajisjet që gëzojnë të njëjtat karakteristika, gjë që ngushtëson gamën e opetorëve që do të marrin pjesë në këtë procedurë”, u shpreh ajo.
Sa i takon sulmeve kibernetike që kanë prekur vendin tonë së fundmi, Pelinku garanton sigurinë e teknologjisë dhe një proces zgjedhor të pacenueshëm.
“Sistemi mbetet i mbyllur, nuk ka problem, zgjedhësit duhet të jetë të sigurt për integritetin në tërësi të procesit”, shtoi Pelinku.
Pelinku ngre edhe problemin e gjetjes së operatorëve teknikë që do të vënë në përdorim pajisjet e identifikimit biometrik, vecanërisht në zonat rurale e malore ku numri i të rinjve, më të preferuarit nga KQZ, është i ulët.