Një qytetare duke bërë kontrollin shëndetësor

Kronikë

Risia e kontrolli mjekësor bazë falas për qytetarët nga 35-70 vjeç rikthehet ‘fuqishëm’ në çdo qendër shëndetësore të vendit, mjekët: Interesimi maksimal

7 Shtator 2021, 11:17| Përditesimi: 7 Shtator 2021, 11:21

  • Share

Një risi e kushtuar shëndetit tonë, “kontrolli mjekësor bazë falas”, është rikthyer sërish për qytetarët pas ndërprerjes së gjatë për shkak të pandemisë së COVID-19.

Ky kontroll i cili vjen për të gjithë personat nga mosha 35-70 vjeç, është i plot dhe rekomandohet të bëhet për të zbuluar problemet e ndryshme, që shumë shpesh janë të fshehta nga ana klinike.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video nga hapësirë e qendrave shëndetësore, aty ku edhe mund të drejtohet secili për të bërë kontrollin.

Gjatë videos, një mjeke ka treguar detaje lidhur me këtë shërbim.

“Kontrolli shëndetësore bazë, është një kontroll i plot të cilin e përfitojnë të gjithë qytetarë nga 35-70 vjeç. Është një kontroll mjekësor i cili rekomandohet për në sërë sëmundjesh që mund të prekin këtë grupmoshë në mënyrë edhe të fshehtë nga ana klinike.”, tha ajo.

Këtë risi të rikthyer, e kanë “përqafuar” edhe qytetarët, disa prej të cilëve kanë filluar t’i nënshtrohen atij.

“Pasi kam kaluar edhe COVID-19, isha shume e interesuar për të partë gjendjen time shëndetësore. Mendoj që është ekzaminimi më i mirë që mund të bëjmë, pasi është edhe falas për ne që jemi mbi 35 vjeç.”, tha një qytetare.

“Kur bëra check up-in e parë, dola me diabet, gjë që nuk edija më parë.”, u shpreh një tjetër.  

Stafi mjekësor, nëpër qendrat shëndetësore, ka treguar se kontrollet për check up-in shtohen çdo ditë dhe qytetarët janë shumë të interesuar

Mjekët e familjes, kanë evidentuar të gjithë grupmoshën nga 35-70 vjeç që përfiton falas këtë shërbim dhe bën njoftimin e tyre në mënyrë graduale për të shmangur edhe grumbullimet. Njoftimi bëhet gjithashtu duke njoftuar të parët personat me sëmundje kronike, që e kanë edhe më të nevojshëm kontrollin.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?